Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Dalldi shqiptare me këtë skotë politikanësh

Faik Konica përpara një shekulli i këshillonte shqiptarët të shëroheshin nga dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i kontribuonin asaj.
Çuditërisht, pas një shekulli, në Kosovë, ku politika është në një stad të mjerë të zhvillimit, janë bërë bashkë politikanë demagogë, plot epigonë e militantë të rrjeteve sociale dhe natë e ditë po i mësojnë shqiptarët si ta duan individin, pra të krijojnë kultin e individit të barasvlefshëm me shpëtimtarin.
Kjo dalldi tregon sa thellë është shtrirë injoranca mes nesh.
Po ashtu, kjo dalldi tregon se përballë pushtetit si dukuri, shoqëria jonë rrallëherë e pëdor termometrin moral, prandaj edhe pësimet i ka të mëdha e shpeshherë tragjike.
Kjo mund të jetë arsye e fortë pse të fundit u çliruam nga perandoria osmane, të fundit nga perandoria e kuqe komuniste, të fundit jemi në peoceset demokratike… dhe as këto ngjarje s’i bëmë vetë!
Hstoria politike mëson se kulti i individit shoqërive iu sjell zhgënjim e mjerim dhe aty ku rritet dashuria për politikën, aty vyshket jeta e njerëzve.
Njerëz, historia e politikës sonë s’është fort e lavdishme që të dalldisemi.
Kurse pushteti që juve po iu duket i ri është fort i vjetër, sepse s’ka ardhur si rezultat i një ideje të re dhe rruga e ngritjes së tij është fort e palavdishme, plot urrejtje, mllef, arrogancë e me figura të shkreta.
Kjo duhet të jetë një arsye e fortë që së paku të mos dalldiseni kaq shumë.
Shkrimtari Henrik Ibsen diku ka shkruar se shumica e ka gjithmonë gabim, pakica rrallë ka të drejtë.
Please follow and like us: