Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: LUTJE

 

Iu luta xixëllonjave të  bëjnë pakëz dritë,

kudo ku ka errësirë,

Iu luta manushaqeve të zgjohen  nga ëndrrat,

se bora ka shkrirë…

Iu Iuta pranverës që të vijë sërish,

veshur me  fustan ajri të lehtë,

iu luta dhe hënës të braktisi qiellin,

të zbresi mbi det.

Iu luta një lumi që valët e brishta,

çdo mbrëmje t’i fshehi atje brenda gjirit,

Iu luta një vajze  të nxitojë pak hapat,

se pret një djalosh nën degët e blirit.

Iu luta dallëndysheve tek rrinin  mbi tela,

të mos shtegëtojnë këtë vit,

iu luta dhe vjeshtës se ka ende dasma,

iu luta mos ik.

Iu luta dhe luleve tek pragu i portës,

kur bie muzgu të hyjnë në shtëpi,

të shkundin  petalet se është ende ftohtë,

mos lagen në shi.

Iu luta xixëllonjave të bëjnë pakëz dritë,

kudo ku ka errësirë,

Iu luta manushaqeve të zgjohen nga ëndrrat,

se bora ka shkrirë…

Please follow and like us: