Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Kollodoku, graso dhe fyelli me një vrimë!

Në Shkurtin e vitit 1951 qeveria e kohës vrau 22 civilë shqiptarë. Këta gjoja kishin tentuar të hidhnin në erë ambasadën sovjetike. Midis emrave, ishte edhe ai i një shkencëtareje të re, Sabiha Kasimati. Viktimë e mendësisë vulgare të nepsit dhe batakut. Siç është zbuluar më vonë, akuzat e të tjera u kopsitën pasi trupat ishin varrosur. Pra një krim i pastër shoqëror që dëshmonte se institucionet, Hetuesia, Prokuroria, Gjykata etj., ishin formalitet.
Kjo është një nga ato dhjetra ngjarje ose faqja jonë e zezë, ku as sot e kësaj dite nuk ka sikur një ndjesë publike. Atëhere, mjerë ai që i vihej gishti se makineria e propagandës të hante të gjallë me cilësimet i deklasur, armik i popullit, derr i nginjur etj. Dhe njerëzit e besonin. Madje dënimet ishin publike. Mirë atëbotë ishte viti 1951, diktatura që kthyer më keqe se diktati i çizmes së huaj, si i bëhet sot, plot shtatëdhjetë vjet më pas, që shikon se si linçohen publikisht, studiove, në skyp, nga Londra, Franca, Boni, një grup kontrollorësh ajrorë. Një ndërmarrje private. Dhe për më tepër u përgojohen pagat e larta, po me ato metoda të dallimit klasor.
Mirë o shqiptarë, përse i kërkoni qeverisë t’iu ngrej pagat atëhere? Kur qenkenin në kundërshtim me pagat e larta. Të kesh pagën e lartë në një ndërrmarrje që menaxhon ajrin, në një profesion të veçantë, nuk është privilegj. Tjetra çfarë flisni për siguri kombëtare? Eshtë aeroport civil, apo ushtarak? Nuk e mbrohet vendi nga një brigadë private kontrollorësh ajri, në një aeroport civil, por nga ushtria. Nga radarët e ushtrisë etj., po me sa duket Shqipëria nuk ka ushtri. Mbrohet me miqësitë e njëshit. Ka miq ai. I vetmi hekur e beton i Shqipërisë së sotme është Ed kollodoku. Sikur Kina ta pushtoj sot Shqipërinë, Edi nga pallati presidencial i selçukëve në Ankara, do u thotë që fajin e ka Saliu dhe Ilir Meta.
Jeni duke bërë e një lufte klasash të ashpër duke zbuluar armiq të popullit vetëm pse do Edi Rama. Madje habitesh me krye artikuj që aludojnë kontrollorin e një aeroporti të dorës pestë Rinasin, me aktet terroriste të Bin Ladenit në Amerikën e vitit 2011. O pika e zezë, nuk u nisën autobuzët se po bëjnë grevë shoferët, përbën krim kombëtar. O shqiptarë, krim kombëtar në demokraci, është kur i heq të drejtën e grevës tjetrit. Keni mbushur faqet me ca kriklla birre, në një bar aeroporti, kur vet shkoni deri tek Nusreti në Dubai. E gjithë beteja frontale e shqiptarëve është Saliu, Iliri. Ore thjesht, i thoni Edi Ramës, se aty e ka SPAK-un, bëja dosjen gati Saliut, Ilirit dhe çoja. Lëre drejtësinë të flasi.
Detyra e një politikani, sidomos në fushatë, nuk është të ankohet por të japi lllogari, për çfarë ka bërë dhe nuk ka bërë. Dhe përse e do një mandatë të tretë. Mjaft besuat se do u rregullohet jeta me llapaqëneri. Nuk hap dot një web, se të shqyen fytara e Edit. Nuk hap dot një Blog, të ha fytyra e Edit. Nuk ndjek dot një emision lajmesh se, të dhjetë Edi me idjotizmat Saliu, Iliri etj. Madje miq e shokë naivë të mbysin duke të dërguar linkun se si t’i bashkohesh Edi Ramës. Kuptojeni një herë mirë, mjerë vendi nga ata qytetarë që i japin mandat të tretë një qeveritari. Qeverisja duhet të kufizohet. Nëse nuk e bëjnë politikanët, bëjeni ju. Ndihmoni veten se nuk u ndreqet çatia duke u fërkuar kokën Edi Rama. Nuk u ndreqet jeta me batutat e Ed grasos. Edhe mbas dhjetë vetëve prapë me një vrimë do i bjeri fyellit.
Please follow and like us: