Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Pendesa e gjetheve

Dielli më thanë kishte buzëqeshur
atë ditë
më buzëqeshi mua, u thashë
Unë çdo ditë lind bashkë me diellin
dhe s’perëndoj
hënës i bëj shoqëri netëve
të vona plot yje
Pashë sytë e tu
ndriçuar në pendesën e gjetheve
Era e fort të mori të shkundi e tundi
prap tek unë të la.
Të gjitha gjethet e kësaj vjeshte do
bien, në emër të dashnisë sonë
A nuk është ky flijim gjethor
i mjaftueshëm për ne të dy?
Please follow and like us: