Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Thellësive të lashta ilire

Ti gjithmonë zgjohesh thellësive
të lashta ilire
Sjell diellin çdo ditë, emri yt
i bekuar
Për të na ngrohur zemrat e ftohta
prej shekujsh
Me ty agoi dhe liria
Në çdo festë
ringjallesh si feniks për të na dhënë
besë e shpresë për Dardaninë antike
Bëhesh muza dhe fryma e poetit
që pret në terr
për vargun që shkruhet veç për ty
Peneli i piktorit për veprat sublime
të artit të pazakontë
Eja e na rino shpirtërat
me buzëqeshjen tënde djaloshare
Agimi i ditëve të lirisë.
Please follow and like us: