Në emër të atit, të birit e shpirtit të shenjtë

Xhezide Selimi
Fjalët e tua u skalitën tatuazh
nën gjoksin tim
Shkronjat e ngrohta u strukën nën
qetësinë e muzikës klasike
tik-taket pësuan aritmi të çastshme
Frymëmarrja theu rekorde ofshamash
Zemra mori funksionin e lukthit
përbiu një për një qelizat e
derdhura pa membranë
rrjedhja e citoplazmës kaotike dëftoi
pasionin e damarëve poetikë
Për të shënjuar dritën e shenjtë të
trupave të çiltër tek ai gur i zi
uji që buronte nga lartë u ngatërrua
me nurin e zanës flokë ari
Mesazhi hyjnor!
Aty ku ka ujë dhe dashuri ka jetë!
Në emër të atit, të birit
e të shpirtit të shenjtë
Jetojmë dhe vdesim në emër të dashurisë!