Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertnica: Mendimet dhe dëshirat tona, një oqean i pafund…

“Mendimet dhe dëshirat tona janë një oqean i pafund. Lerëni le të lundërojnë të lira, duke i dorëzuar në Univers tek Inteligjenca e pafund sepse, vetëm Ajo e di rrjedhën e saktë të tyre”, Vlora Obertinca. 
“Jeta e përditshme në shekullin 21 është shumë dinamike, e me të edhe goxha stresuese. Duke u munduar të gjejmë zgjedhje të shpejtë dhe ideale për secilën situatë, ne pa e vërejtur fare i krijojmë vetes një mbingarkesë psiqike shumë të madhe. Vetëm fakti shkencor që truri ynë harxhon 25% të energjisë së trupit, po aq sa harxhojnë muskujt e një atleti profesionist, flet për atë se ne çdo ditë e keqtrajtojmë trurin tonë me një maratonë mendimesh për të cilat jo gjithëherë gjejmë zgjidhjen e duhur.
Për çdo zgjedhje të mirë duhet kohë dhe durim, sepse shumica e dilemave të mëdha janë sfida të vendosura në rrugëtimin tonë nga ana e Universit, të cilat në fakt janë mësime që shpirti ynë duhet mësuar.
Andaj kur sfidoheni me situata të mëdha për të cilat nuk keni mundësi t’i zgjedhni vet, dorëzoni me mendjen tuaj në Univers tek inteligjenca e pafund dhe qetësohuni.
Zgjedhja e problemit do vijë në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Durim dhe besim”.
Please follow and like us: