Albspirit

Media/News/Publishing

GAZMEND SELMANI ZHVILLON LIGJËRATË PARA STUDENTËVE NË KOLEGJIN AAB

Ka nisur muaji i “Guest Speaker” në Kolegjin AAB, ku i ftuari i parë ka qenë Gazmend Selmani, themelues i IBAS & PBC Group.

Selmani, me një ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, tregoi në lidhje me përvojën e tij si ndërmarrës dhe themelimin e kompanive IBAS & PBC Group, që tashmë janë të njohura edhe në tregun ndërkombëtar. Ai shtoi se studentët duhet të angazhohen vazhdimisht dhe të jenë këmbëngulës, pasi sipas tij mund të arrijnë edhe më shumë suksese se kompanitë e mëdha në vend.

Muaji i “Guest Speaker”, pritet të sjellë personalitete të rëndësishme në Kolegjin AAB, si persona me influencë në biznes, politikbërje apo çfarëdo fushe tjetër, në mënyrë që të sjellin tregimin e tyre dhe ta ndajnë atë me studentët e Kolegjit AAB./ (https://aab-edu.net/)

Hapet muaji i “Guest Speaker” në Kolegjin AAB, ndërmarrësi Gazmend Selmani zhvillon ligjëratë para studentëve

Please follow and like us: