Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Flitet se…

Shkencëtarët kanë zbuluar një yll misterioz në galaktikë. Ylli, më shumë se 1200 vite dritë larg, në yjësinë Cygnus (Mjellma), dridhet dhe zbehet në një mënyrë të paparë, duke sugjeruar se diçka e bllokon me ndërprerje.
Kjo sjellje e çuditshme, e raportuar për herë të parë në vjeshtën e vitit 2015 dhe që nuk është parë në asnjë yll tjetër, i ka habitur shkencëtarët. Studiuesit kanë propozuar një mori shpjegimesh, duke përfshirë vrimat e zeza, tufat e kometave dhe retë ndëryjore. Por një përgjigje përfundimtare mbetet e pakapshme. Një hipotezë që qarkullon është: Alienët.
Ndoshta, studiuesit kanë zbuluar, një qytetërim të përparuar alien që ka ndërtuar një strukturë të gjerë që rrethon yllin e tyre, ndoshta një termocentral të madh që shfrytëzon energjinë e yllit. Kur pjesë e strukturës kalon përpara yllit, krijojohet bllokim në dritën e yjeve.
Nëse është e vërtetë, një megastrukturë e tillë aliene do të ishte zbulimi më i madh në histori. Por asnjë shkencëtar nuk pretendon se ky yll, i quajtur KIC është dëshmi e ET.
Askush nuk don të bëhet i pari, për të dalë me një teori të tillë.
Derisa astronomët të mbledhin të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar të kundërtën, një megastrukturë aliene mbetet një mundësi spekulative dhe joshëse – edhe pse e pamundur, megjithëse shumë e përfolur.

Please follow and like us: