Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: TI PIKTURON ME GJETHE STINE

 

I dashur

Ti pikturon trupin tim me gjethe stine

afshi yt i çmendur

djeg përtej diellit të mesgushtit

shpirtin e mallëngjyer prej kohësh

e shkrin me buzëqeshje.

 

Në çast

koha ndalet në çiltërsinë e Evës dhe Adamit.

 

Ndjenjat e përflakura

rrjedhin ngulmas

damarëve të mbufatur.

 

Ki mendjen

dashuria ime për ty

ia kalon edhe Maria Magdalenës.

Please follow and like us: