Albspirit

Media/News/Publishing

SPASSE THANASI: UNIVERSITETI I SKALITUR NË GUR!…

Reportazh në 75-vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor
“Koha e artë” e jetës studentore !…
Një “mozaik kujtimesh” na mbështjellë të gjithëve. Secili prej nesh mori copëzën e tij. Shpërndarë anekënd vendit dhe jashtë vendit nëpër shtete dhe kontinente, sjellim përsëri “çaste magjike”, rikthejmë rininë tonë studentore!…
Emra të veçantë si Aldi Kraja (në Soint Luis SHBA); Shefqet Meko (në Minnosota SHBA); Ernest Gocaj (në Uashington DC); Tefik Skera e Ilir Sollaku (në Toronto); Lefter Daku (në Bloksburg); Ali Canaj (në Atlanta); Fuat Memelli (në Boston); Vangjel Damo (në Cikago); Rush Dragu në Detroid, SHBA; Luan Zyka (në Selanik), Merita Bajraktari në Uashington DC, etj janë të gjithë sot prindër krenarë, bashkëshortë dinjitozë që kanë marrë jetën në duar si “dhuratën” më të bukur plot fat dhe ëndrra të bardha. Ata vijnë në këto rreshta libri nga larg, nga kontinente të ndryshëm dhe vijojnë të ndajnë me ne kujtimet e jetës studentore e universitare me ndjeshmërinë e freskët të një moshe pa kthim. Si studentë ata kanë qënë krenaria e Universitetit Bujqësor dhe vazhdojnë me “nostalgjinë”e profesionittë bujqësisë me përkushtimin maksimal.
Jeta studentore është “koha e artë” e viteve rinore, është pjesa më vitale e arsimimit dhe shkollimit, është dashuria e papërsëritshme e ndjenjave të jetës. Gjithkush në mënyrën e vetë e jeton dhe e shfaq këtë ndjesi, por gjithmonë mbetet “esenca” e vyer e edukatës, kulturës dhe profesionit. Ne vazhojmë të përshkruajmë këtë “kohëz me oaze të kaltëra e të gjelbërta” dhe sjellim imazhe të reja në memorialin e kujtimeve dhe siç thotë Oliver Topçiu (dikur student në Veterinari): “ne jetojmë me këto ëndrra të zjarrta, me këto dëshira të arta dhe si bisqet e hollë e delikate në fidanishte, ato mbeten gjithmonë me “dehje” e “çartje” të shkujdesur në udhëkryqin e kohës!…”.


75 VJET UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS


Sot Universiteti Bujqësor i Tiranës (1951 – 2026 ) është një emër i shquar në Panteonin e Dijes Bujqësore shqiptare e mbarëbotërore. Disa nga reliket më krenare të historisë së profesioneve universitare në 75 vjet veprimtari mësimore dhe aktivitet shkencor me pedagogët dhe studentët në auditore dhe fushat eksperimentale prodhuese, janë mahnitëse dhe shumë domethënëse:

*Mjeshtëri edukimi që mbjell urtësi në breza studentësh nga e gjithë Shqipëria.

*Perlë e natyrës së bukur në një kodër plot dritë dielli dhe gjelbërim të klorofiltë.

*Një libër dijesh profesionale që hapet ngadalë deri në faqen e fundit, me larmi ndjenjash krenare për dijen, shkencën, dashurinë e profesionit, për kulturën dhe talentin krijues në art e letërsi.

*Një histori universitare e lindur nga fusha, mali e guri…

*Vëzhgimi serioz i UBT-së me të gjitha format e lulëzimit në vite e dekada përmes një aktiviteti intensiv në auditore, laboratore, praktikaprodhuese dhe ekskursione natyrore anemban vendit.

*Ka qënë dhe mbetet një fidanishte e përgatitjes së qindra specialistëve të shquar, midis të cilëve edhe: Hysen Çobani, Vasil Anagnosti, Ahmet Osja, Kol Malaj, Mersin Zeko, Anesti Rako, etj.

*Kanë dalë kontribues të shquar në letërsi dhe arte, si: Teodor Laço, Namik Dokle, Qemal Sakajeva, Shefqet Meko, Ahmet Prençi, Uzri Hoxha, Marash Mirashi, Spasse Thanasi, Ahmet Mehmeti, Ymer Hysa etj.

*Universiteti Bujqësor u kthye në një institucion model për të gjithë treguesit si meritë e Rektorit Lufter Xhuveli që mbajti një barë të rëndë mbi shpinë për më shumë se 13 vjet dhe Rektorit pasues Haxhi Aliko, që kaloi një sfidë të paprovuar më parë…
Unë jam krenar që e sjell të plotë këtë histori në 4 vëllime, jubile pas jubileu deri më i ndritshmi me 75 “yje xixëlluese” në kodrinë. Serioziteti i Rektoratit, Senatit Akademik, autonomia e studentëve për të festuar një përvjetor të lavdishëm mësimor përmes fjalës së shkruar të kësaj historie, është një hap i madh emacipimi universitar në ndriçimin e dijes bujqësore me të gjitha reflekset e profesionit dhe shkencës. Prandaj krahas botimit të librit të 4-të me titull: “Universiteti i ‘skalitur’ në Gur!…”, ne jemi në hapat e pronovimit të një kolane të plotë me librat memorialë për Universitetin Bujqësor dhe kjo nismë e madhe plot mundime e sakrificë finalizohet me sukses në të gjitha dimensionet që kërkon atmosfera studentore, ambjenti profesional e shkencor dhe gjithë armata e specialistëve e kuadrove të devotshëm që u përgatitën me pasion dhe dashuri në Universitetin Bujqësor.
Udha e librave për Universitetit Bujqësor, i ngjan një përroi plot zhurmë midis gurësh, që shkërmoqet e thyhet stërkave e nuk ke kohë ta kundrosh e ta ndalësh rrjedhën e tij, sepse ai të rrëmben në shtjella ngjarjesh e ndodhish, në vegime plot dritë si ylli i mëngjezit në një çast plot fantazi !… Kjo muzë ngazëllimi shpirtëror është “tingulli” që na përcjell mrekullinë e derdhur në shpirtë nga një kohë e ikur pakthim.
VEZULLIMË DIELLORE NË KODRINË!…
Histori brezash me një jetë 75 – vjeçare
Mbetemi në udhë librash… Ripërtërihemi mrekullisht me kujtimet dhe fotografitë e një rinie të artë vitesh në Universitetin Bujqësor, në “klorofilin” e tij të përjetshëm si një “tempull i shenjtë” diturie e dashurie kur ëndërrat “zgjojnë” simfoninë e pambaruar në Kodër -Kamëz.
“Zhytemi”në këtë vezullim me melodinë e kitarës së Pandi Tases në mesnatë tek Pallati i Kulturës “Studenti”, përballë amfiteatrit të dashurisë studentore. Librat memoriale e rikthejnë këtë nostalgji, sjellin të freskët përball syve tanë gjallërinë e auditoreve, stinën e provimeve, mbrëmjet rinore, gjithë imazhin studentor në miniaturën e Universitetit, siç e thotë bukur Selman Mziu si një “vezullimë diellore në kodrinë”!
—- — —
Duke ecur në atë peisazh të këndshëm e plot kolorit në pamjen natyrore të Universitetit Bujqësor, mundohem të ringjallë plotësisht “kronikën e heshtur e të humbur” të shumë brezave studentorë. Është një pozicion i lakmueshëm me ëmbëlsi kodrash e terrene mahnitëse që krijon këtu një park të këndshëm dentrologjik ose një“pikë turistike” që vezullon që me lindjen e diellit… Janë plot 75 vjet pune e krijimi në këtë kompleks mësimi e jetese të një Institucioni me zë të fuqishëm në botën akademike, me autoritet profesional në fushën bujqësore brenda dhe jashtë vendit.
Të shkruash për Universitetin është një dashuri sublime e shpirtit krijues. Dhe vjen ngazëllyese dita e themelimit. Të Enjten, më 1 Nëntor 1951 kur nisi jetën ILB-ja në mjediset e Laprakës, ceremonia solemne e studentëve dhe pedagogëve kremtoi atë ditë edhe startin e arsimit të lartë shqiptar. Ëndërra dhe dëshira shekullore!… Dituria e bekuar e profesionit!
Ndaj me vendim të Senatit Akademik të UBT-së “1 NËNTORI” u shpall “Dita e Universitetit Bujqësor të Kamzës”. Dhe festat jubilare kanë mbetur gjithmonë simbolike, madhështore, me “gjurmët” e akumuluar të viteve e dekadave, me grimca jete e copëza kujtimesh të paharruara…
Kompleksi i godinave të kampusit studentor janë bërë nga duar artistësh me një arkitekturë të përkryer. Godinat e Fakulteteve janë shpërndarë nga Veriu në Jug. Godinat e konvikteve të studentëve janë në perëndim të Fakulteteve. Në faqen lindore,si pjesë ballore e ansamblit të godinave universitare, e para shfaqet godina 3-katëshe në formë Z-je e Fakultetit të Bujqësisë & Mjedisit me një pozicion dominues në mjediset e gjelbëruara. Në këtë godinë janë administrata qendrore,selia e Senatit Akademik dhe zyrat ndihmëse të procesit mësimor e shkencor. Forca dhe madhështia e Universitetit shtrihet e ndjehet në një territor të gjerë prej 12,000 m2 me rrugë të asfaltuara e me një ndriçim elektrik të bukur.
Pas një harku rrugicash kalon në selinë e Fakultetit të Ekonomisë Agrare, një godinë në formë E-je, që dikur kishte një oborr masiv si sheshi qendror i kampusit universitar. Sot përball tij ngrihet madhështor Fakulteti i Ekonomisë&Agrobiznesit,një godinë moderne me pamje shndërritëse. Përbri tij është“Vila Toptanase”, që është godinë funksionale e Rektoratit të Universitetit Bujqësor. Duke zbritur lehtë (lënë djathtas Laboratorin e Kimisë, i ndërtuar në vitin 1979) në pamjen ballore të lëvizjes poshtë del përpara Pallati i Kulturës dhe Amfiteatri Veror prej 300 vendesh. Vepër e vërtetë artistike e kulturore. Valltari me daulle dhe kërcimtari optimist si edhe tjetri me dajre, janë skulptura me motive folklorike,që zgjon hare e krenari kombëtare. Sheshi i Pallatit të Kulturës dhe Amfiteatri Veror, janë qendra e Qytezës “së klorofiltë” universitare nga dalin e ku përfundojnë të gjitha rrugët kryesore e rrugicat e ndërmjetme në të gjitha pozicionet.
Degëzimi harkor, që nis nga Sheshi i Amfiteatrit Veror, djathtas le fushën e sportit me terren të gjerë dhe në një rrugë prej 400-500 m të zbret në nivelin e lumit “Tërkuzë” ku në këtë breg është një degë e rëndësishme e Universitetit Bujqësor me dy godina. Njera është e Fakultetit të Veterinarisë (ndërtuar në vitin 1966) dhe tjetra e Fakultetit të Zooteknisë (ndërtuar në vitin 1971). Afër tyre janë funksionale dy “Klinikat e Kafshëve”me pajisje moderne. Aty studentët janë praktikuar e kanë studjuar në fushën e anatomisë.
Në kufirin përëndimor të Qytezës kanë qënë rreshtuar seksioni i Mekanikës me parkun dhe ofiçinën e makinerive bujqësore, të transportit e me poligonin. Ka qënë këtu një pemtore koleksioni me të gjitha llojet e dru frutorëve,përfshi manat e krimbit të mëndafshit.
Në perëndim të Fakulteteve mësimore ishin 6 godinat e konvikteve, vetëm dy të suvatuara, të tjerat mbanin bllokën e kuqe ose gri të tullave. Një godinë e re u ndërtua më pas, që u quajt “Godina Nr. 7” dhe kishte kushte më të mira për studentët konviktorë. Banorët e saj ishin vajzat e Fakultetit të Ekonomikut dhe të Mjekësisë Veterinare. Një godinë kjo plot histori e “dashurisë studentore” ku u njohën shumë çifte për të ndërtuar jetën. Gëzim Llojdia ka një ditar të veçantë, që ka rrjedhur 40-vjet “i pazbuluar” me përshkrimin “GODINA Nr.7”.
Sot godinat e konvikteve janë bërë më moderne dhe kanë zbukuruar më tej ambientin universitar dhe kanë zgjeruar hapësirën shëtitëse nëpër kampusin studentor.
Skicimi i këtij mjedisi me pamje madhështore na bënë të nderojmë projektuesin e godinave dhe të strukturës së gjelbërimit, arkitektin Robert Kote. Në tërë këtë “rosarium të bukur shumëngjyrësh” si një kopësht botanik ka vite të tëra pune e krijimi gjeometri i kualifikuar, i palodhuri fisnik Shkëlqim Zajmi. Për sa i përket Urbanistikës, tërë këtë periudhë vitesh e përfaqësojnë dy emra: Profesori i Florikulturës Skënder Rusi dhe administratori i pasionuar Rexhep Doda, që për rreth 15 vjet (1971 – 1985) punoi si Zv/Rektor i Universitetit për anën ekonomiko-administrative. E gjithë veprimtaria e tij në qytezën studentore është përshkruar me detaje në librin “Vite pune e dhimbje” në Universitetin Bujqësor të Tiranës”faqe 133 – 156.
Gjithashtu këtu ka patur tingëllim e gjallëri mjeshtërore brigada e kompletuar me të gjithë specialistët e domosdoshëm si marangozë, hidraulikë, elektricistë, muratorë, bojaxhi, shoferë, mekanizatorë etj për mirëmbajtjen dhe zbukurimin e ambjenteve. Ata gjithmonë ishin “heronjë të heshtur” me punën e tyre vitale.
Si “qytezë historike” me peisazh të mrekullueshëm të dijes kombëtare mbi supin e një kodrine, Universiteti Bujqësor është tani në një ripërtëritje të merituar ku merr jetë fusha dhe mali. Kjo “skalitje” natyrore me profil madhështor ka edhe “kronikën e arkeologjisë” prezente me mozaikë të vërtetë plot motive gjallëruese rinore. Skulptura dekorative me kompozim të dy autorëve Rubin Vorfi e Bashkim Sadikaj ku janë shprehur 11 figura me fragmente nga Fakulteti i Agronomisë, Ekonomisë, Veterinarisë dhe Pyjeve, hijeshon hyrjen e Universitetit dhe “lexohet” rrjedhshëm si një unitet arkitekturor në nivel të lartë artistik. Edhe Mozaiku “STUDENTËT” një pikturë monumentale e autorëve Agim Nebiu dhe Josif Droboniku, është e dyta në vendin tonë për nga përmasat pas asaj të Muzeut Historik Kombëtar dhe mban tërësisht “vulën” e prodhimit shqiptar.
UNIVERSITETI BUJQËSOR I KAMZËS në Tiranë, është hapur në një kodrinë, si një tempull i bukurisë së dijes bujqësore, që e përcjell brez pas brezi. Ai përgatiti rininë e botës së lirë me dashuri dhe përkushtim.
Për Universitetin tonë janë shkruar tashmë katër libra memorialë dhe nuk mungon HISTORIA e shkruar me ngjarje të shumta që ruhen në “arkivat” vetjake të njerëzve që kanë mësuar e punuar këtu për vite e dekada. Për Universitetin Bujqësor të Tiranës ka këngë, ka poezi, ka dashuri pagane, ka kujtime interesante letrare, ka ngjarje “delikate” dhe ndjenja që nuk harrojnë kohën. Duke rrëmuar në kujtime gjejmë ‘fragmente rinie”mbi bukurinë e gjethes,ëndrra adoleshentësh si bulëza margaritare që shijohen me gjithë shpirtë, “trokitje” të ndrojtura në ritmet e kohës, deluzione të rrëzuara në çastin e shpresës që mbush boshllëkun, emocione e gëzime që nuk i ka asnjë moshë tjetër në jetë.
HISTORI ME “GJURMË” TË PASHLYESHME….
Pamja e Universitetit Bujqësor, me mjedisin e pasur në Kodër – Kamëz, i ngjan një skice ekologjike me një reflektim të larmishëm që përfshin të gjitha përmasat e një “oazi” të gjelbëruar me emrin “Qyteza e Blertë” apo dhe “Qyteza e Klorofiltë”. Ky personifikim në kuptimin e vërtetë të saj, është një natyrë e ripërtërirë njerëzore ku “gjurmët” e jetës janë të pashlyeshme. Mjedisi miqësor që krijojnë korpuset mësimore, hapësirat dhe peizazhet e ambjentit, është një paqe e artë dhe dinjitet, një shprehje e mrekullueshme e humanizmit njerëzor për tokën dhe bimët, një elegancë natyrore plot hijeshi, bukuri, besim e shpresë për mbijetesë. Studentët universitarë të të gjitha profileve, ky fond i rëndësishëm i botës së Dijes, në përballjen e tyre reale në fushën e projektimit të natyrës dhe të fushës eksperimentale, provojnë “sfidën” me profesionin e tyre, me konceptet bazë të formimit filozofiko-shkencor e shoqeror. Duke jetuar e mësuar në imazhin e një bote të gjelbër, ata i përshtaten më mirë mjedisit ekologjik në një marëdhënie plot evolucion me cilësi unikale dhe metabolizëm aktiv jetësor.


PORTRETI I SHOKËVE TË MI STUDENTË TEK EKONOMIKU

    Kemi udhëtuar etshëm në autostradën e dijes në Universitetin Bujqësor dhe jemi ndalur në shumë stacione kohore, që të çojnë në të njejtin burim. Nuk e kemi shuar etjen dhe kemi kërkuar të ngjitemi në piramidën e dijes, për të ngritur “kështjellën e gjelbër” me themele diturie… E thotë bukur Profesor Ago Nezha në parathënien e librit: “Monumenti i Dijes në Kodër-Kamëz” se: – Këto tre libra ngjanë me një pallat me tre kate, ku çdo kat ka hyrjet e tij, që fillojnë me emra personalitetesh të fushës së bujqësisë, duke nisur nga profesor, shkencëtarë, specialistë të prodhimit, ministra e shtetarë të zotë, gazetarë e publicistë të dëgjuar, shkrimtarë e poetë që lëngëzojnë me krijimet e tyre, duke zbritur te njerëzit e thjeshtë, por heronj të prodhimit si bujq e blegtor të dalluar, që kanë dhënë rezultate befasuese në prodhim. E gjithë kjo plejadë njerëzish të shquar, janë ngjizur në bangat e Universitetit Bujqësor dhe aty kanë marrë arsimin dhe kulturën multidimensionale dhe atë profesionale, që i ka pajisur me dije të çmuara për jetën. Që në lindjen e tij, Universiteti Bujqësor, (që emërtohesh Instituti i Lartë Bujqësor), pati shkëlqimin e tij në përgatitjen e kuadrove të zotë falë trupit mësimor, pedagogëve të shquar, që patën studiuar kryesisht në perëndim dhe pjesërisht në lindje, në universitetet më në zë të botës…”.
    Ne tё gjithё pedagogё e studentё, qё kaluam kёtu shumё vite me ndjenjёn mё tё bukur tё diturisё dhe shkencёs nё shpirtё, kemi nevojё tё ringjallim kujtimet e kaluara, tё kthejmё nё pavdekёsi punёn e madhe e tё bukur tё diturisё kombёtare shqiptare, qё merr shkёlqimin e tё gjithё brezave. Ne kemi nevojё tё njohim kontributin e secilit nё ketё Universitet gjigand e madhёshtor, me ditё pagane, dёshira e shpresa tё arta pёr arsimim dhe dije.
    Ky libёr me bukurinё e “lules sё blertё” pёrjetёson njё histori,sjell kujtime si fletёza ari nё shpirtё,hap diskutime pёr ngjarje e ndodhi studentore, vlerёson pedagogun si njeri tё shenjtё tё dijes, pra, hedh njё hap pёr tё krijuar tё plotё degёn e historisё sё pandёrprerё tё Universitetit nё 75 vjet punё nё pёrgatitjen e gjeneratave tё dijes dhe shkencёs pёr bujqёsinё shqiptare dhe pёr ekonominё kombёtare nё tёrёsi…Duke gjurmuar thellё nёpar kujtime ne shohim gjithashtu njё kurorёzim fisnik tё jetёs aktive tё Universitetit plot krenari e dinjitet nё rrugёn e dijes dhe shkencёs si njё gjigand i vёrtetё.
    Me motivet studentore, nё muzgun e larmishёm tё natyrёs sё gjelbёruar janё rritur gjithnjё edhe fjalёt e Universitetit Bujqёsor tё gdhendura si medaljon nё Kodёr Kamёz. Unё nuk e harroj kurrё Qendrёn e Zёrit, qё na zgjonte nё ditёn e re me gjallёrinё e kёngёs dhe tё dritёs njerёzore; nuk harroj kurrё redaksinё e gazetёs “Studenti i Bujqёsisё” ku ne trokisnim me pasionin e shkrimeve dhe botimeve; nuk harroj kurrё pamjen e godinёs sё Fakultetit tё Ekonomisё Agrare qё ishte vёrtetё njё hapёsirё qendrore e tё gjithё Universitetit me studentёt dhe aktivistёt mё tё mirё, mё tё dalluar…
    Nё Universitet ne ishim njё zё i gjallё, studjonim mjaftё pёr profesionin, por edhe krijonim poezi. Redaksia e gazetёs “Studenti i Bujqёsisё” ku drejtonte rrethin letrar tё Institutit Shefqet Meko nga Pogradeci, ishte njё urё lidhёse e ndjenjave tona shpirtёrore me tё gjitha ambjentet e kёndёshme tё Universitetit, me shokёt e shoqet, me njohjet e reja, me tё gjitha dashuritё e fituara pёrmes dijes dhe filtrit intim tё zemrёs. Ishte kёnaqёsi pёr ne tё ndjenim nga afёr shkrimtarёt e afirmuar tё vendit pёr letёrsinё si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Sterjo Spasse, Teodor Laco, etj, ishte lumturi tё dёgjonim nё Amfiteatrin Qendror midis gjelbёrimit tё mahnitshёm dhe aromёs sё luleve kёngёtarёt e preferuar Mentor Xhemali me kёngёn e famshme “Pёr ty atdhe”, Liljana Kodakçiu, Lindita Theodori, Myfarete Laze, Anita Take…F itonim njohuri e horizont nga tё rejat e shkencёs tek Biblioteka e Universitetit qё ishte mё e pasura nё fondin e librave dhe nё literaturёn bashkёkohore tё bujqёsisё dhe ekonomisё; ndjenim sadisfaksion tё madh nё lёvizjet rinore pёr dije e shkencё, pёr pёrparim kulturor dhe dinamizёm nё jetё… Cdo copёz e kohёs sonё studentore ishte njё dashuri e vёrtetё nё çdo drejtim dhe ja vlejti qё ne sakrifikuam aq shumё nga vetja. Nuk shkoi dёm asnjё pёrkushtim, asnjё moment nuk na largohet nga kujtesa edhe pse kanё kaluar dekada tё tёra. Unё ruaj gjithçka tё bukur nga ajo kohё e artё rinore, fotografitё e shumta, krijimet e para nё gazetё, referatet shkencore pёr punimin e diplomёs dhe studimet profesionale, gjithçka qё lidhet me leksionet e bukura, me ekskursionet profesionale, me praktikat nёpёr ekonomitё bujqёsore tё vendit, me mbrёmjet e vallzimit etj. Nuk ka ditё qё tё mos ketё kujtime, nuk ka çast qё tё mos ketё lindur njё ndjenjё dhe rigёtim malli… Koha studentore ёshtё e artё, e mbushur me eksperiencat e para formuese tё jetёs, tё profilit studimor e kёrkimor, me dёshirat mё tё bardha nё kёrkim tё ёndrrave, njё “univers i klorofiltё” qё pёrtёrihet gjithnjё me endje… Ne nuk fshehim dhe çastet intime, dashurinё tonё tё parё, lidhjet me njeriun e dashur, hapat me tё, rrёmbimet e pafundme, kapёrcimet e sfidave. Ndaj kjo kohё intensive e jetёs dhe studimeve ishte pёr ne dhe “busulla” individuale e drejtimit nё jetёn e ardhёshme.
    “Semafori i dijes” nё Kodёr-Kamёz rri gjithmonё i ndezur, sikur tregon udhёkryqet e kohrave!… Ёshtё ndjenja e tё gjithё dashurive. Kёtu fjalёt mblidhen si kallinjtё e grurit e mbushin letrёn me vite çmalljeje. Kёtu klorofili me dritё shton dashurinё. Kёtu shqetёsimi i kohёs rёndon si gurё me peshёn mё tё rёndё (edhe fjalёt e Universitetit tonё janё shkruar mbi gurë)!
    Libri “ Rrёkezat e Kujtimeve” dhe tani i freskёt “Monumenti i Dijes” dhe “Jetë Universitare në 75 vjet” takon brezat nё njё jubile qё ka veç mirёnjohje e veneracion tё pavdekshёm, rigjallёron ndjenjёn e bukur universitare dhe lartёson plot dashuri njё kolorit tё kёndshёm pёr vitet e dijes nё universitet. Nё tё memoriali i kujtimeve ёshtё i ndritshёm, plot vezullime e dashuri zemre…
    Nuri Dragoj, një nga studentët ekselent të Fakultetit të Veterinarisë, një bashkëpunëtor i talentuar i gazetës “Studenti i Bujqësisë” në ato vite do të shkruante: -“Universiteti Bujqёsor ka hyrё nё kujtimet tona tё rinisё si njё planet apo univers i ri, ku mёsuam tё njohim botёn dhe tё vetveten…
    Ne banorёt e dikurshёm tё kёtij universi, hodhёm aty themelet e blinduara tё njё kulture bashkёkohore, duke zbuluar dalёngadalё se optimizmi njerёzor dhe dashuria pёr tё jetuar, burojnё nga sakrificat pёr tё mёsuar diturinё dhe nga emocionet pozitive tё njё edukimi perfekt.
    Tani, 37 vjet pasi kam dalё nga ai tempull magjik i Institutit tё Kamzёs,unё kam kuptuar se ky fat qё mё ra pёr pjesё nё periudhёn e rinisё sё hershme, ёshtё njёkohёsisht celsi pёr tё zbuluar misteret e botёs…
    Ashtu si njeriu qё ka jetuar dikur nё mbretёrinё magjike tё thesareve, unё ish-studenti i Veterinarisё, e di fare mirё sa befasia e mrekullivetё kёsaj bote ёshtё “fshehur” pikërisht nё ato auditore tё thjeshta, qё mbartin miliona kujtime nostalgjike, tё cilat nuk do t’i ndёrroja me asgjё tjetёr…”.
    Nё ato rrugica tё Institutit, secili prej nesh, njohu intenerarin e botёs dhe sё bashku me hartёn urbanistike tё jetёs sё tij, ne dhjetёfishuam shokёt dhe u armatosёm me autoblindat e diturisё njerёzore pёr pёrballimin e saj.
    Midis miqve e shokёve tё paharruar tё asaj moshe, çdo student ka njohur atje edhe “batalionin gjigand” tё pedagogёve apo profesorёve tё nderuar.
    Arsyeja e madhe ёshtё fakti, se ata nё atё kohё kur na takoi tё ishim studentë tё tyre, ndryshuan pёrgjithmonё “diskun” e horizontit tonё!…
    “Qyteza e klorofiltё”, e ngritur jo rastёsisht pranё fёshfëritjes melodike te grurёnjave, kaq pranё blegёrimave nё flladin e malit, kaq pranё gjelbёrimit tё drurёve dhe bimёve, ёshtё gjithmonё si njё VEPЁR ARTI nё hapёsirёn bujqёsore shqiptare…
    Kёtu, nё qytetin mbi kodrinё, flladitja e natyrёs krijon “dallgё dashurie” nё hapёsirё. Gjithçka ёshtё veshur me gjelbёrim, me lule nё ndёrthurje tё harmonishme me ngjyrёn e stinёve. Sa bukur i shkojnё kёsaj qyteze kёto kodra pёrjetёsisht tё gjelbёrta!
    Nё rrjedhёn e viteve dhe dekadave, buzёqeshja pёrherёrinore e qytezёs, ёshtё bёrё mё e pastёr dhe njё suferinёndjenjash qё i zgjon mosha mёёndёrruese njёzetёvjecare… Kёtu veshtrimi i pastёr nga e ardhmja, ka ngrohur mё shumёёndrrat e ndezura tё rinisё studentore. Nёpёr rrugёt plot hijeshi tё qytezёs erdhёn dhe ikёn hapa tё shpejtё studentёsh dhe vijnё gjithnjё nё rritje rritme mёngjezesh studentore, qё kanё vetёm dritёn e diturisё dhe ripёrtёrijnё “mozaikun” e qytezёs.
    QENDRA E ZËRIT E ILB-së, NJË STUDIO PËR ZËRIN STUDENTOR DHE NJË MIKROFON ME TINGËLLIMIN E MOSHËS SË ARTË 20-VJECARE
    Në fillim të vitit akademik 1980 – 1981, kur unë isha student në vitin e dytë të Fakultetit të Ekonomisë Agrare, mora në dorëzim Pajisjet e Qendrës së Zërit të INSTITUTIT bashkë me Shefqet Meko, student në Fakultetin e Veterinarisë.Në këtë kohë ai gjithashtu mori përsipër edhe drejtimin e gazetës “Studenti i Bujqësisë”.
    Qendra e Zërit ndodhej në katin e parë të Godinës Nr.4 të konviktit të djemve të Agronomisë, me hyrje të veçantë nga lind dielli e përbëhej nga dy dhoma, njera shërbente për pajisjet e Qendrës së Zërit dhe tjetra për teknikun Ilir Sare.
    Pajisjet kryesore të Qendrës së Zërit ishin 1 Radio e markës “Grunding” e cila punonte me valë të shkurtër e të mesme, 3 – 4 implifikatorë, 2 manjetofona prodhim polak, 2 artoparlante të mëdhenj që ishin vendosur jashtë në pemët më të larta. Radioja shpërndahej me artoparlante të vogla në 7 Godinat e Shtëpisë “Studenti” dhe krijonte një atmosferë ngazëllyese për 6000 studentët e gjithë Universitetit Bujqësor.
    FILLIMET RADIOFONIKE TË QYTEZËS STUDENTORE

    KRIJUESIT, SHKRIMTARËT DHE POETËT QË FARKËTOI UNIVERSITETI BUJQËSOR I KAMZËS.

    Universiteti Bujqësor i Kamzës është jo vetëm Monument i Dijes, por edhe një Monument i Artit&Kulturës kombëtare shqiptare. Aty “u pagëzuan” dëshirat e para krijuese të shumë personaliteteve si Teodor Laço, Namik Dokle, Qemal Sakajeva, Çezar Agimi, Ago Nezha, Jani Gusho, Xhevdet Shehu, Fuat Memelli, Shefqet Meko, Marash Mirashi, Ahmet Mehmeti, Mujo Buçpapaj, Gëzim Llojdia, Pashko Gjerkaj, Xhelal Tosku, Ahmet Prencç, Mark Preçi, Klara Buda, Zef Gjeta etj që kishin studjuar për agronomi, veterinari, ekonomi apo pyje dhe sot janë figura të rëndësishme të publicistikës dhe të poezisë shqiptare.
    Të gjitha talentet e brezit të viteve 1980 në ILB si Shefqet Meko, Edmond Kaceli, Feti Zeneli, Tonin Kacaj, Zef Gjeta, Vojsava Zegali, Qani Sherja, Gjergji Zefi, Emin Kukli, Martin Leka, Spasse Thanasi, Jak Përpali, Riza Doda, Bislim Ahmetaj, Ymer Hysa, Selmam Mëziu, Ali Cani, Pashko Gjerkaj, Gëzim Llojdia, Agim Deva, Llazar Rumnici, Alfred Gjata, Mimoza Isufi, Altin Haxhinasto, Ardian Gjergji, Shkëlqim Nurja, Robert Papa, Zamir Ymeri, Qirjako Basha, Prel Ndrevataj, Ana Doko, Etleva Puto, Petro Bereti, Thoma Vogli, Pëllumb Çuni, Hysen Kobellari, Pali Goga, Jakup Gjocaj, Petrit Kaloshi, Gjovalin Gjeloshi, Lulëzim Keta, Hasan Domi, Arjan Alikaj, Monika Spahivogli, Majlinda Rama, Osman Xhili e plot të tjerë e patën gazetën “Studenti i Bujqësisë” tribunën e tyre të dashur ku publikuan krijimtari brilante në poezi, prozë, pikturë apo fotografi artistike. Ka patur shumë student që kishin “dell krijues” dhe tashmë janë autorë të disa librave. Qysh atëhre Shefqet Meko deputoi me tregimet e para “Një grusht dhe”, “Darkë në konvikt”, “Ngrohtësi”. “Letran ë zarf të hapur”, “Do shihemi…”, “Gota e thyer”, “Natë vere” etj. Plot “nerv letrar” ishin Gjovalin Gjeloshi, Osman Xhili, Mark Preci, Martin Leka, Gëzim Llojdia, që nuk mungonin në faqen e parë të gazetës studentore me shkrime problemore, me reportazhe e studime letrare.
    Koha madhore e letërsisë për shumë bashkëkohës tanë ka filluar që në Universitetin Bujqësor me gazetën e famshme “Studenti i Bujqësisë”. Aty u ndje “pagëzimi i zjarrit” të dëshirës për art, letërsi, kulturë, aty u ndje “liria e fjalës” në kushtet e ndaluara politike dhe ideologjike, aty u formua “vetëdija krijuese” me një ngazëllim të çuditshëm të profesionit më të bukur. Dega profesionale e imponuar ishte atëhere vetëm “ombrella” e farkëtimit të talentit në udhën e dijes… Gumëzhiu bukur redaksia studentore nga zërat e poetëve, tregimtarëve, eseistëve, që guxuan të krijojnë bukur jashtë skemës së “Realizmit Socialist”, përtej “doktrinës rutinore të propagandës”,duke“kapërcyer”parrullat e kohës me thirrje revolucionare… Më kujtohet sa bujë bëri atëhere fejtoni i Shito Kadifeja“Kush është Berber?!”, që arriti deri në godinën e Komitetit Qendror të partisë… Ishte kulmi i luftës kundër shfaqeve të huaja dhe përjashtoheshin studentë nga Fakulteti për flokë të gjata e pantallona të gjera të modës ekstravagante. Marash Mirashi quhej “poeti i ftohtë” se publikonte vargje poetike me tingëllim hyjnor të vecantë, që në veshin e Partisë quhej “dekadencë”. Ai bëri disa muaj punë korektonjëse në Minierën e Valiasit deri sa iu dha rikthimi në Fakultet me ndërhyrjen e Skënder Gjinushi, atëhere Ministër i Arsimit. Ky zë i çuditshmëm poeti u bë sinjikativ dhe shumë domethënës në letrat shqipe, me farëktimin e marrë fillimisht në Universitetin Bujqësor. Mbaj mend se ai i tha atëhere me dashamirësi Rektorit Lufter Xhuveli: -“Profesor më lerë të shkruaj për fushat dhe minierën e mos këmbëngul të më rikthesh ‘i damkosur’ në Fakultet”. Historia u mbyll me autokritikë në organizatën e rinisë dhe Komitetin e Rinisë së Institutit ku Ernest Gocaj e etiketoi si “raca që del nga kafazi”. Rebel dhe i shkujdesur ishte atëhere edhe Gëzim Llojdia, që nuk gjente qetësi shpirtërore në Qytezë, i ardhur këtu “pa dëshirë” dhe i “imponuar”. Në kundërpeshë me profesionin e arsimimit të tij, ai gjeti “armën e arsyes”, pasionin me letërsinë, gazetarinë dhe librin.Lexonte shumë, i pëlqente analiza e librave, dashurohej pas vargjeve poetike me tingëllim të veçantë romantik, rrëmbehej pas udhëtimeve dhe rrëfimeve.
    Ndaj shpeshëherë kryeredaktori i gazetës “Studenti i Bujqësisë” Shefqet Meko e dërgonte atë me shërbime krjuese në Lushnjë, Fier e Shkodër bashkë me Qani Sherja, si një dyshe që gjithmonë dilte nga “situata e vështirë”. Një tjetër krijuese, KLARA BUDA shquante për profilin e saj ngadhnjimtar mbi “rebelimin e kohës” për “dëshirat e munguara”. Erdhi nga Fieri si një qytetare “e skalitur” me kulturë e tradita që e ngrinin lart në qiell e nuk e linin “pezull” në sikletin e patreguar “të studjoj apo të braktis profesionin”?! Dhe qendroi “stuhishëm” ajo duke studjuar, krijuar e shfaqur një imazh letrar të adhuruar. Mark Preçi e quante Klarën atëhere “ndjeshmëria e kodrës”, pasi kishte një karakter miqësor të ndjeshëm e të hapur në marrëdhënie me shoqerinë studentore të Universitetit. Por edhe formoi një “individualitet” të veçantë krijues nëpërmjet faqeve të gazetës “Studenti i Bujqësisë”, që për të ishte një “klorofil” në shpirtë.
    GËZIM LLOJDIA: NË TIRANËN E LETRAVE TË VITEVE 1984
    -Nje memorie e gjatë krijuese përmes gazetës sonë “Studenti i Bujqësisë”
    Në ato ditë të hershme të rinisë,ëndërrat dhe realiteti shkrinin bashkë si dy shtresa që s’mund të mbylleshin kurrë. Çdo moment ishte një mundësi e paimagjinueshme për tu afruar asaj bote që ndjehej aq e largët dhe e prekshme në të njejtën kohë. Kërkonim një rrugë,jo thjeshtë përmes fjalëve, por përmes krijimit, përmes artit ku ëndërrat përplaseshin me realitetin dhe ndiheshin më të gjallë se kurrë!…
    Dija dhe pasioni kishin gjetur strehën e tyre përmes librave,poezisë dhe kritikës.Ishte një kohë kur çdo fjalë që shkruaje kishte peshë. Një periudhë ku çdo hap i vogël ishte një mundësi për tu ndjerë gjallë, për të prekur jetën dhe botën me fjalë.Të rinjë të mbushur me ëndërra. Të gjithë që ëndërronim që të bëheshim shkrimtarë. Të krijonim një botë me fjalë. Dhe ky moment me ndjesinë e pasigurisë dhe entuzizmit. Të krijonim një botë të tërë përmes fjalëve, një botë ku imagjinata mund të fluturonte lirisht. Do të na shoqeronte përgjithmonë,si një kujtim i thjeshtë,por i pashlyer kurrë në mendje !.
    Në atë kohë, kur ne ishim studentë e shihnim botën përmes syve të rinisë. Dhe gjithçka ishte mbushur me mundësi dhe pyetje pa përgjigje.Vendi ynë ndodhej ende nën sundimin e një regjimi komunist. Mirëpo ai qytet i vogël që na mbante kishte dicka të vecantë.Ishte një qytet rinie. Dhe secili ndërtonte brenda një ëndërre të paqartë dhe të largët. Qytezë që nuk ishte si çdo qytet tjetër të Shqipërisë. Tëresisht rinor. Pramndaj mbante të fshehura “sekrete dhe dëshira”. Atje ku gjithçka ngjante më shumë me një pasqyrë të brendëshme të mbushur me lëvizje të heshtura dhe ëndërra të mbyllura në sirtar… Ëndërra që fluturonin në ajër. Ai gjerbërim ishte një mundësi për tu arratisur në mendime. Jeta në atë qytet për ne ishte një pasuri e paçmueshme. Cdo moment kishte një vlerë të vetën, edhe pse mund të dukeshin të thjeshta. Rrugët e ngushta e të zhurmshme ishin mbushur me të qeshurat e vajzave. Një atmosferë tërheqëse, që ngjallte energji. Një lloj rinie e pavdekshme, që mbante gjithcka të gjallë…Na kujtohen serenatat që bënin korcaret e Fakultetit Ekonomik. Ato këndonin me pasion. Dhe tingujt e kitares dhe këngët ishin si valëzim deti. Vajzat me buzëqeshjet e tyre dilnin në dritare. Rrinin mbështetur tek parvazet dhe shijonin ato momente magjike të qytezës… ushtonte kënga e njohur “Në bankat e shkollës moj mike!…”
    -Dy emra i gdhendëm dikur
    Por unë nuk e di si më ike
    Dhe zemrës i vura një gur!….
    Ah, kjo këngë na shoqeronte në ditë të mbarë dhe të vështirë. Këngët kishin fuqinë e jashtëzakonshme për të shoqeruar momentet e jetës. Në bankat e shkollës, moj mike, dy emra të gdhendur në kujtimet tona të rinisë, si ky Universitet i “gdhendur” në gur, siç e portretizon Spasse Thanasi. Dhe ndjenim çdo prekje të penës mbi letër. Gazeta jonë “Studenti i Bujqësisë” mbartenë kujtimet tona pasionin e rinisë. Kishim një zyrë të vogël në Qendrën Studentore. Një vend ku fjalët ishin më shumë se një rreshtim letre..Fuqi për të ndikuar,për të nxjerrë në pah një botë të ndryshme. Ishte edhe një rreth letrar i ILB-së. Një hapësirë ku fjalët bëheshin art. Atje thirrëm shkrimtarët më të njohur, Helena Kadare, që me penën e saj ndriçonte zemrat femërore, bëmë një bisedë në Godinën Nr,.7 me vajzat konviktore. Helena foli për romanin e saj “Një lindje e vështirë”. Ishim me Shefqet Meko, Martin Leka, Spasse Thanasi etj. Tek Godina Nr. 3 Diana Culi na bëri të preknim zemrën e jetës. Apo dhe Teodor Laço që çdo fjalë e tij ishte një dritare në botën e lirisë. Kishte qënë agronom, kur kishte njohur jetën e fshatit. Ishte udhërrëfyes që ndihmonte të kuptonim se letërsia mund të të shpëtonte, mund të të ndryshonte gjithçka. Cdo bisedë me ta ishte një ngjarje e paharrueshme që na mbante gjallë dhe na jepte forcë për të besuar në fuqinë e artit.
    SPASSE THANASI, autor i 4 librave memorialë mbi historinë e Universitetit Bujqësor të Tiranës (1951 – 2026).