Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Hafiz Gagica në këndvështrimin tim…

Për ata që me ndjejnë dhe kuptojnë, nuk është aspak e lehtë të shkruash mbi portrenin, biografinë, algoritmin, kontrubitin dhe angazhimin e shkëlqyer të një njeriu, figure ose personaliteti të shquar intelektual, kulturor, politik dhe patriotik që e ke njohur nga afër dhe e ke takuar bukur shpesh  dikur nepër konferenca, akademi dhe tuubime të ndryshme, i cili tashmë nuk ndodhët më  në jetë!

E kam fjalën mbi intelektualin, veprimtarin, politikanin dhe patriotin e shquar shqiptar në mërgim ose emigracion, z. Hafiz Gagica, i cili dje kaloi (iku) në amshim! Dritë i pastë shpirti!

Ndërkohë që lëvizjet e duarve dhe gishterinjëve në tasterin e kompujterit bëhen akoma me të mërzitshme dhe tensionuese kur ke parasysh trupin e pajetë të një njeriu të madh gjatë natës së fundit mbi tokë.

Në këtë rast edhe gishtërinjtë, sikur ndjekin vetëm një ritëm që e njohin dhe kuptojnë vetëm ata që e njohin dhe kuptojnë peshën e rëndë të shkronjave ose fjalëve përkujtimore për aktorin dhe protagonistin e madh të jetës ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale, kulturore, politike dhe patriotike të shqiptarëve në emigracion, i cili dallohej për nga njohja, kuptimi, aftësia (shkathtësia), brilanca, vigjilenca dhe kompetenca e njohur intelektuale, profesionale dhe intelegjente e shquarjes, identifikimit, manifestimit, artikulimit dhe interpretimit të ngjarjeve, zhvillimeve, momenteve, figurave (personaliteteve), përvojave, sfidave dhe provokimeve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. E sidomos atyre të natyrave, karaktereve, hapësirave, ambienteve, situatave dhe atmosferave të njohura, panjohura dhe befasuese. 

I atillë ishte z. Hafiz Gagica, i cili si duket, edhe në çastet, ose momentet e fundit të jetës së tij, nuk u lirua dot nga ky peng i madh.

Me intelegjencën, vigjilencën, maturinë, aftësinë, përformancën dhe kompetencën e tij të lakmueshme dhe ekselente që nuk kërkonin lëmoshën, mëshirën dhe lejën e aaskujt: Hafiz Gagica që në krye të herës e kishte ngritur, krijuar dhe ndërtuar portretin ose profilin e një lideri ose politikani të admirueshëm dhe tepër të veçantë ku përvoja, përgatitja ose perfeksionizmi i tij, ishin forma dhe metoda të preferuara të dialogut verbal dhe joverbal me të tjerët nëpër tubime, takime, podiume, konferenca dhe audienca të ndryshme me shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Me tipologjitë, veçoritë ose karakteristikat dalluese të intelegjencës së lartë, apo shumë të zhvilluar politke: Hafiz Gagica ishte bërë si të thuash Ikonë ose Patriark i diasporës se madhe shqiptare.

Ndaj, i mbështetur fort në ‘ gjoksin’ e të së vërtetës së njohur shqiptare, respektivisht në nderin, moralin, karakterin, edukatën dhe kulturën e tij personale, familjare, shtetërore, nacionale dhe patriotike: E them me vetëdijen dhe përgjithësinë me të lartë morale, ligjore, intelektuale dhe profesionale se Hafiz Gagica, ishte një intelektual, veprimtar i shquar politik dhe patriot me botë dhe vizion të shquar akademik.

Ai ishte një akribie politike, intelektuale dhe patriotike, tepër sublime, lucide, subtile dhe relevante në kuptimin e plotë të fjalës. 

Mbi të gjithat, Hafiz Gagica ishte patriot  i madh dhe kushtrimtar- deri në tempull. I përkushtuar dhe përparimtar- deri tek Zoti. I devotshëm dhe tepër besnik- deri në kulm.  Largëpamës dhe vizionar sa s’ka më. E sidomos atëherë tek fliste dhe ligjëronte mbi sintezat dhe formulat adekuate e tradicionale të shqiptarëve si përgjigje ose reagime individuale dhe kolektive ndaj armiqve dhe pushtuesve të ndryshëm shekullorë ose gjakatarë. 

Se këndejmi, me z. Gagica për herë të parë u takova në zyrën e LDK-së në Stuttgard të Gjermanisë, e cila ishte edhe selia qëndrore e kolegjiumit të kryetarëve të degëve të LDK-së në diasporë dhe rezidencë e njohur e aktivitetëve të tjera politike dhe patriotike të shqiptarëve për çështje e shënjt të kombit dhe atdheut.

Ishte pranverë e hershme e vititit 1994…

Hafizi (Gagica) asokohe ishte kryetar i kolegjiumit të degëve të LDK-s në diasporë, si dhe anëtar i kryesisë qëndrore të LDK-së në Kosovë.

Ai gjithaashtu kishte autoritet, prestigj dhe reputacion të.madh në politikën dhe politikëbërjen gjermane dhe jo vetëm gjermane.

Pas vetes i kisha lënë popullin dhe atdheun tim nën pranga dhe zinxhirë.

Kosovës dhe shqiptarëve asokohe u kishte shkuar thikë e serbit në asht dhe laku i robërisë dhe tiranisë serbe, dikund thellë në fyt. 

Ishin kohë vlimesh dhe shpërthimesh të përgjithshme politike.

Kohë thyerjesh (frakturash) të mëdha politike, konceptuale, ideologjike, gjeopolitike, strategjike, koniukturale, nomenklaturale dhe të tjera në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë.

Muzgu ose buzëmbrëmja e përgjakshme e shkurorëzimit dhe dislokacionit (dekompozicionit) të përgjithshëm dhe përfundimtar të ish Jugosllavisë.

Kohë djalli dhe njerke, e rëndë plumb si morti, ose nata e fundit mbi tokë.

Luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Slloveni, Kroaci dhe Bosne, ndodheshin në vlug ose evoluim e sipër.

Në radhë ishte Kosova.

Jugosllavia dhe Serbia e carit dhe krajlit po jepnin shpirt në ruinat dhe gërmadhat e luftërave të përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike që i kishin nxitur dhe shkaktuar vetë. 

Ishte kohë dhune, terrori dhe represioni të egër ushtarako- policor nga ana e atij vargu të zgjatur shovenësh, sadistësh, piromanësh dhe animalësh të çartur (tërbuar) prej Karpateve. 

Kohë funebre dhe funerale e ndjekjës makabre dhe tepër sadiste të jetës së njeriut nga trupi, nga ëndërrat dhe shpirti. Nejse!

Në zyrën e LDK-së në Stuttgard: Përveç z. Gagica, me kujtohen edhe Sali Cekaj, Emrush Lokaj, Hazir Krasniqi, Donika Gërvalla, Naim Gashi, Agim Kamerjaj, Zymer Lulaj dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohen emri dhe mbiemri i tyre për çastin ose momentin. U kërkoj ndjesë.

Se si të mbrohej dhe shpëtohej Kosova nga ato hijet të lugatëruara të mesjetës, apo nga rrathët e ferrit të egër serbo-çetink?!

Si të dilej nga kalvari i golgotës dhe apokalipsës së madhe të atij fundshejulli të përgjakshëm!? Kjo me kujtohet se ishte dilema kryesore e Hafiz Gagicës dhe bashkpunëtorëve të tij gjatë asaj kohe të dhunës, terrorit, genocidit, etnocidit, urbanocidit, kulturocidit, ekocidit dhe aparthejdit të egër serbo- çetnik. 

Edhe përkundër të gjithë asaj që po ndodhte në Kosovë dhe rajon, mbaj mend se  z. Gagica, ishte optimist i madh.

Besonte me pasion dhe gjithë devocion të palëkundur dhe maksimal në vlerat, atrbutetet, substitutet, idealet, postulatet dhe virtytet e larta të shqiptarëve, E me theks të posaçëm në vlerat epike dhe kalorsiake të luftëtarëve ose trimave shqiptarë.

Sytë e tij sikur kishin parë, njohur dhe takuar aq shumë ngjarje, zhvillime, figura dhe personalitete të njohura lapidare, monumentale, emblematike dhe historike.

Por, vazhdimisht sikur i kujtohej një thënie e njohur e Imam Aliut dhe filozofisë arabe, sipas të së cilës: “Ngjyra  dhe pesha e lapsit të mësuesit dhe nxënësit, gjithëmonë janë me të rënda, me të vlerëshme dhe me të çmuara se sa gjaku i heroit ose dëshmorit”.

Në instancë të fundit, bartës dhe themelues i vetëdijes, edukatës, kulturës dhe emancipimit të gjithëmbarëshëm individual dhe kolektiv, është njeri i ngritur, i ditur, intelektual, intelegjent dhe patriot.

Ndërkaq, bartëse, përçuese dhe artikuluese e autorizuar dhe kompetente e civilizimit, evolucionit, emancipimit dhe përparimit të gjithëmbarëshëm, është shoqëria e gjerë njerëzore ose qytetare.

Në këtë prizëm, caku ose qëllimi final i arsimimit, edukatës, kulturës, civilizimit dhe emancipimit të lartë të njeriut, janë autoriteti dhe pushteti i tij mbi vetëvetën, si dhe mbi të tjerët- përmes nderit, moralit, karakterit, edukatës, kulturës, arsimimit ose emancipimit të tij.

Ndaj, edhe caku ose qëllimi final, suprem dhe absolut i civilizimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm njerëzor ose qytetar, është pushteti dhe menaxhimi i gjithëmbarshëm mbi ambientin jetësor, shoqëror dhe qytetar, si dhe me natyrën, relievin, konfiguracionin, topografinë, fotosintezën, biosintezën, vlerat, resursët dhe pasuritë e gjithëmbarshme individuale dhe kolektive të kombit dhe atdheut tonë përkatës ose respektivë. 

Në këtë kontekst, Hafiz Gagica i përkiste sistemit të vlerave, parimeve dhe postulimeve të larta, respektivisht edukatës, kulturës, emancipimit, zhvillimit, përparimit, avancimit dhe ngritjes së moralit dhe vetëdijës së përgjitshme shtetformuese dhe patriotike të shqiptarëve.

Për të, luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotike, ishin (janë) në funksion të riparimeve, korigjimeve ose përmirësimeve të inercioneve, ligësive, demagogjive, hipokrizive dhe padrejtësive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, adninistrative, juridike dhe të tjera nga e kaluara:

E thënë ose formuluar ndryshe: Hafiz Gagica përveç tjerash i njihte, respektonte dhe zbatonte me përpikshmëri dhe devocion të plotë edhe idetë dhe teoritë e njohura luftarake ose ushtarake së bashku me ngjarjet, zhvillimët, figurat dhe personalitetët e njohura në domenin (kontekstin) e njohur të propozicionit dhe narracionit gjeneral, global ose universal.

Idetë dhe teoritë shkencore ose metodologjike, për z. Gagica ishin vlera, fakte dhe ligje, ndërsa idetë ose teoritë e supozuara, paramendura ose parashikuara, tek ai si tek çdo intelektual dhe politikan tjetër, ishin hipoteza, parabolla, imagjinata ose fantazi.

Hafiz Gagica, përveç aftësisë, elokuencës dhe stilit superviziv dhe insubordinativ të komunikimit ose dialogut të tij me të tjerët: E kishte të posaçëm stlin dhe menyrën e komunikimit verbal dhe joverbal.

Ndaj, krijimi, portretizmi dhe interpretimi i pasqyrës ose fotografisë së përgjithshme mbi Hafiz Gagicen- përmes defetizmit, semantizmit, oportunizmit dhe folklorizmit patriotik, pa konfidencën dhe dëshminë e preferuar paraprake, relevante, okulare dhe autentike, mendoj se do ishte paksa i mangët dhe jo autentik nga ana e kujtdo qoftë.

Në studimin dhe analizën e emancipuar, të kualifikuar, suplementare, komplementare, kompetente dhe elokuente: Apologjitë, apo historitë e përgjithme mbi figurat ose personalitetët e njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, kulturore dhe të tjera, kanë pësuar ndryshime, transformime dhe metamorfoza të shumëta diskursive, terminologjike, linguistike, antropologjike, ontoligjike, epistemologjike dhe të tjera. 

Kështu që mua personalisht me dukët si një plang ose obligim i madh të shkruaj, apo të flas për ato gjëra dhe ngjarje që nuk i kam parë, përjetuar dhe njohur nga afër. 

Megjithatë, duke e njohur deri dikund nga afër intelektualin, politiikanin, kulturogun dhe patriotin e  lartëpërmendur shqiptar, z. Hafiz Gagicai: Mund të thëm dhe konstatoj lirisht se Hafiz Gagica që në krye të herës i ka njohur, mbështetur dhe respektuar fort idetë dhe teoritë e njohura filozofike, luftarake (ushtarake) dhe patriotike të Aristotelit, sipas të të cilit: Sëpari ( fillimisht) duhet të kemi  një cak, qëllim, ideal, vizion, mision dhe destinacion të qartë, sublim dhe relevant: Së dyti, duhet zbular, ose krijuar  mjetët për t’ i arritur planët dhe qëllimët tona finale, dhe së treti: duhet t’ i përshtasim mjetët me idealet, vizionët, ambiciet ose qëllimët tona. 

Në të kundërten, nëse faktët dhe qëllimët tona individuale dhe kolektive, nuk përshtatën dhe nuk përputhën me idetë dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste, atëherë patjetër duhet duhet ndryshuar faktët dhe mjetët, do thoshte dikur Hafiz Gagica, duke e cituar një mendim të njohur të Friedrich Nietzches (Fridrih Niçës). 

Kjo për faktin se në luftë, politikë të lartë dhe diplomaci, nuk ka fakte, argumente, miqësi, dashuri, traktate dhe aleanca të qëndrueshme dhe të sinqerta, por vetëm frikë, interes dhe interpretime të ndryshme.