Albspirit

Media/News/Publishing

Ruzhdi Gole: SHUSHURIMË HESHTJA 

1.

Heshtja e mençur 

më frymëzon

kundër heshtjes,

të nesërmen e saj

të mos e jetoj të plotë 

plot të jetojmë 

sëbashku 

të nesërmen…

2.

Drurët nisen t’i dalin

përpara njeriut

që kanoset,

thellë qetësia 

gurgullon

mes pyllit endacak,

drurët hapin krahët 

të mbrojnë 

vetminë e frymorit 

që s’bindet ndër joshje

nga kunadhja e terrës

përsiatje dhe plazmë.

Heshtja me shumë 

hapa përpara 

vis, vig

pëshpërimë, 

mbërrin më shpejt

të lajmëroj secilin

ardhës

të mbrohet nga përrallat

nga fluturimi 

i tehut dimër

me shpellën

rrokullimë…

3.

Lajmet e rreshkjes

janë të hareshme

pak tinguj të mitur,

Heshtja 

është lajm

pa tekst

ndonjëherë 

tekst pëshpërime

as vrap, as belbët

as gatitu…

4.

Rreshkja mpreh rreeshkjen

gazmohet deh,

dehet 

rrok qiejt

rrëngjethjet

daullja e saj rreshka

rreze nga ne ndezur

re nga ne rr’fyer

këputur nga ne.

Nën vete 

mblidhen degët e saj

skajeve përhapen 

pëshpërisin 

pak faj.

5.      

Pak vjeshtë 

erdhi 

kësaj vere…

nga bota tjetër 

jo prej 

të tjerëve…

6.

Pëshpërima jeton intime,

të tjerëve

merr zjarr

hirnoset

përkulje,

pëshpërima

përtyp

thërrime thëllimesh

para kryqeve

të shndritshëm 

dhe kallp

të lutjeve

të hileve

urave që ecin

para gjithë

shpurave.

7.

U gëzohem pëshpërimave…

Pa dashur

t’i gëzohem përfjetjes

trokas pëllëmbët

t’i gëzohem

ndonjë tingulli

nga mollëzat

që po rreshken.

8.

Përshkënditjet 

ndër sy 

luhatjet përdore

ecim dy jo veç dy

këmbëzbathur,

k’saj vere të thekshme

me tesha xixash 

dhe ere

korrjeve

perkorjeve

buzë diturie

sy dinaku…

9.

Përcolla pëshpërimat

nga të gjitha shpalljet

prej sinoreve të qytetit

ndryrë e ndy…

me qerre

gaveta ere

rrjepur ushtarëve

me thepin në gjuhë.

Të heshturit 

plot dritë 

dritojnë e terren, 

të tjerët 

u afrohen atyre

kanosje

vet i shqyejnë lëveret.

10.

Tani 

nuk dëgjoj 

asnjë pëshkëndritje

as këshillë trembjesh

asnjë fjalë nga rreshkja,

gjithçka 

shkumë tretet

tretet limfë bimë

e qeshura shkumë 

shushurimë vdekja…

11.

Përflakja përhapet gjithandej mbi qytet 

me zambakët e njomësht të hënës 

mbi amfitetër e mbi çdo shpatull,

Vajzat puthen gem më gem

me djemtë, me djemtë që duan 

me ata djem që s”janë

dishepuj, as bankierë, 

as pronarë 

as garguj të akullt

Oh, ç’ujëvara të freskëta janë vajzat 

oh, ç’zjarre zjarrmime djemtë, 

përjashta gjithçka

zambakë  nga përflakja, 

as lyer as ngjyer 

asnjëherë të rremë 

as shemra as shenjë

frymë bime ata

nga toka e tyre – 

me flutura dhe flakëza.

12.

Një shi po bie, bie ndër ne…

të ngrohtë përvëlonjës sot 

thëngjinjtë e rinj të shiut,

në motin dikur qe

qe dhe parmendë

të ftohtë cingëronjës

shirat 

për kotheren në pleh

frymën e qirinjtë 

të shkime të fatziut.

Përhera vuajnë fatzinjtë

nuk shohin një ditë 

të bardhë këtu-atje

në fantazi

as përgjumsh,

në motin

me antena 

dhe kozmetikë 

të re

lëkundur nga shpatullat

këputur nga gjunjtë.

Një shi bie e bie

ngeshëm nge

s’pushon 

ndër ne…