Albspirit

Media/News/Publishing

Gëllçi sqaron bllokimin e sinjalit të RTSH për televizionet private

Punimet në Kuvendin e Shqipërisë kanë nisur me një vendim të papritur nga ana e Televizionit Publik Shqiptar. TVSH ka vendosur të mos lejojë transmetimin e sinjalit të punimeve të seancës, duke mos lejuar kështu asnjë televizion tjetër të japë pamjet nga seanca e kësaj së enjteje. Sakaq, drejtori i RTSH flet për newsbomb.al dhe thotë se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje. “S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëhere të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend”, thotë drejtori i RTSH. “Nëse e duan pa logo atëhere le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”, thekson më tej Gëllçi.

Please follow and like us: