Albspirit

Media/News/Publishing

Basha me emër në Kuvend, flet për Qazim Sejdinin: Banditi është dhëndrri i kryebashkiakut, kompania e gruas së tij duke u hetuar për trafik droge!

I prerë dhe i qartë, Lulzim Basha ka përmendur në kuvend si të lidhur me krimin dhe drogën kryebashkiakun e Elbasanit dhe dhëndrin e tij  si ”banditin të lidhur me këtë histori”

”Dhëndrri i kryebashkiakut bashkë me disa banditë ushtron dhunë në polici duke rrezikuar jetën e disa policëve, prokuroria nis hetimet dhe urdhëron policinë të përgjojë anëtarët e bandës, policia refuzon të zbatojë urdhrin e prokurorisë.

Gjithçka mbyllet si një ngjarje e rëndomtë, pa asnjë pasojë.

Qyteti i kësaj historie është Elbasani. Banditi i kësaj historie është dhëndrri i kryebashkiakut të Elbasanit, ndërkohë që kompania e kryebashkiakut të Elbasanit është duke u hetuar për trafik droge.””, theksoi Basha.

Ai vazhdoi më tej:

”Po e përmbledh edhe njëherë me pak fjalë, një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t’i hetojë dhe përgjojë, pastaj policia mohon të ketë ndodhur dhunë fare.

Ku e gjen kurajon një grup banditësh të sulmojë policinë?!

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dini të gjithë, 2 mijë kilometra larg Elbasanit në Londër, agjencia kombëtare e krimit të Mbretërisë së Bashkuar botoi raportin, një nga konkluzionet kryesore lexon: grupet kriminale shqiptare kanë kontroll të konsiderueshëm mbi të gjithë tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Rreziku që përballemi është rritur ndjeshëm.

Pyetja është si shpjegohet që brenda 4 vjetësh, jo më shumë, krimi u kthye në problemin kryesor, në një kërcënim serioz, nga Spanja në Holandë, nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, itali, Suedi, si shpjegohet që brenda 4 vitesh, Shqipëria u kthye nga vendi i sigurt, qytetarët fituan të drejtën të udhëtojnë lirshëm, në vendin që prodhon rrezik.

Sot po diskutojmë marrëveshjen e ekstradimit me Mbretërinë e Bashkuar, një kërkesë domethëneësve e Mbretërisë së Bashkuar për të sjellë para drejtësisë kriminelët shqiptarë, kjo marrëveshje do mbetet një copë letër për sa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër. Sepse edi Rama nuk ka asnjë problem me krimin prandaj i futi në politikë, nuk ka asnjë problem me drogën prandaj e ktheu në parajsë!”

Ditët e fundit ka qarkulluar një video, pas aksionit fasadë të policisë se do kapte grupet kriminale në Elbasan, ku policia shfaqet krejtësisht e paaaftë para njerëzve në kërkim.

”Kërko menjëherë shkarkimin e Qazimit, spastro rradhët e policisë nga trafikantët e dogës.

Të rikthehemi edhe njëherë te historia e Elbasanit.  Ata që nuk kanë lidhje me krimin janë ndjerë keq kur panë sesi policia u dhunua  nga një bandë në mes të qytetit. Të gjithë pyesin pse nuk hyri polica brenda magazinës?

Këtë nuk e bën dot policia, nuk e çan dot atë. T’ia kërkojmë Edi Ramës të dalë nga magazina e krimit dhe nëse nuk del ta nxjerrim nga aty!”, përfundoi Basha.

Please follow and like us: