Albspirit

Media/News/Publishing

Sigurimi me detyrim i banesave, rrjepje e pastër shtetërore

Mediat raportojnë për një projekt ligj të AMF që kërkon të sigurohen me detyrim banesat. Pra cilido që është pronar i një banese duhet përdhunisht ta sigurojë atë! Ky është lajmi i shpërndarë. Projekt ligji në vetvete mbahet sekret!

Me kaq sa raporton media, duke ruajtur çdo rezerve për teksin e projektit që nuk arrijmë ta lexojmë, duket se kemi një problem shumë të madh. Kemi një error ligjor, llogjik, por edhe të rrezikshëm.

A. Ligjërisht.
Rregulli i përgjithshëm na tregon se Kontrata e sigurimit është një akt vullneti i dyanshëm. Pra duhet që palët (i siguruari dhe Siguruesi) të kenë vullnet të lirë për të lidhur një kontratë sigurimi.

“Akt vullneti” do të thotë që palët nuk diktohen nga askush që të lidhin një kontratë. Ata motivohen nga interesi reciprok por jo nga vullenti i dikujt tjeter! Ky është rregulli!

Përjashtimisht, në raste tepër të rralla, për shkak të kryerjes së ndonjë veprimtarie me burim rreziku të shtuar, si psh ngarja e makinës, mund të imponohet lidhja e një kontrate sigurimi.

Por ky është vetë një përjashtim sepse rregulli tregon se sigurimi është akt vullneti!

Pra imponimi që kërkon të vendosë ligji për të siguruar banesën bie ndesh me kuptimin ligjor të kontratës së sigurimit si AKT VULLNETI i LIRË.

Përjashtimin po kërkojnë ta bëjnë rregull!!!

B. Llogjikisht.
Është deri diku e kuptueshme që të administrosh një digë apo të hysh në trafikun rrugor, mund të shkaktojë dëme. Pra këto njihen si veprimtari me rrisk dhe si të tilla vendoset edhe deryri për të siguruar veprimtarinë nga defektet apo gabimet njerëzore.

Por të banosh në shtëpinë tënde nuk e kuptoj se çfarë dëmi mund të shkaktosh?! Të banuarit nuk është detyrimisht rrisk!

Se po ta vijojmë më tej këtë llogjikë rrisku që të vjen nga keq qeverisja psh është shumë më i kushtueshëm se, të banuarit të shtëpi po e po, por edhe sa një aksident automobilistik. Qeveria, uji e zjarri janë rreziqet që njihen që herët. Por kjo nuk sigurohet, sepse qeveria zgjidhet me vullnet!

Atëhere pse u dashka të sigurojmë me dhunë shtëpitë që janë thjesht të ngulira në tokë?! Ato as lëvizin e as nuk i bien në qafë askujt!!!

C. E pa drejtë.
Ideja është që me të ardhurat nga sigurimet e detyrueshme, qeveria të mbulojë shpenzimet e emergjencave civile!

Pra e thënë më thjesht, me të ardhurat e sigurimeve të shtëpisë së banorëve të Tiranës do mbulohen përmbytjet (ose ngjarje të tjera) e Lushnjes apo Shkodrës. Po pse?!

Shteti ka detyrë të përballojë emergjencat civile deri të shpëtim jetësh dhe në vënien nën kontroll të situatës. Kaq! Më shumë individët i zgjidhin vetë.

Shteti nuk ka borxh askujt ti rindërtojë shtëpinë, por ti sigurojë strehim emergjence! Praktika e deri sotme që shteti jepte para për shtëpi në çdo fatkeqësi është e gabuar!

Kushdo të shesë rrezikun e jetesës apo të bisnesit mund të sigurihet lirisht tek kompanitë e sigurimit. Buxheti publik nuk mund të rëndohet pa drejtësisht me këto ngarkesa, sepse në thelb është e PA DREJTË!

E njëjta llogjikë pa drejtësie vlen edhe për sigurimet e detyrueshme. Pra duke krijuar nje buxhet të madh i cili krijohet nga frika ndaj ngjarjeve që ndodhin rrallë ( tërmete apo përmbytje). Pra unë siguroj shtëpinë time për një tërmet që bie diku larg që ska lidhje, ose dëmton shtëpi buzë një lumi apo argjinature! Kjo është e pa drejtë! Shtëpitë me leje vijojnë ti jenë borxhlie atyre pa leje dhe që legalizohen! Kulmi i padrejtësisë!

E përsëris, kush do të ndjehet i sigurtë bën mirë të sigurohet privatisht! Çdo skemë tjetër kolektive ngrihet mbi një padrejtësi kolektive!

D. E rrezikshme.
Bisnesi i sigurimeve mbijeton duke shitur frikën ndaj ngjarjeve të rënda. Shpresa është që këto ngjarje të jenë gjithnjë e më të rralla. Por kur shpeshtohen ose kur prekin zona të mëdha bisnesi i sigurimeve shkon në kolaps, pavarësisht sasisë të parave të akumuluara!

Pra çdo skemë sigurimi ka pikën e vet të vdekjes para ngjarjeve të mëdha natyore apo njerëzore. Deri tek dëmet e vogla e të izoluara skemat funksionojnë, por masivisht janë dështim!

Kompani të mëdha botërore na e kanë dëshmuar këtë gjë…Po kompanitë Shqiptare që parazitojnë në tregun e vogël Shqiptar?!

Pa dyshim asnjë garanci nuk japin.

Mjafton të shohim se si skema e sigurimeve të detyrueshme e dëmeve pa autorsi, për të cilat AMF është përgjegjëse, ka dështuar! Kompanitë e sigurimit nuk paguajnë asnjë qindarkë në buxhetin e AMF, për dëmet në trafikun rrugor! Asnjë!

AMF vetë është në kolaps dhe e zhytur keq në konflikte interesi. Shoqëritë e sigurimeve sigurohen që të kenë një AMF gjithnjë nën kontrollin e tyre.

Në këto kushte duan të shtojnë dhe sigurimi e dhunshëm të banesave!

Sigurim nga i cili nuk përfiton askush asgjë! Por vetëm paguan!

Kjo quhet rrjepje!

Screenshot 1 copy

Please follow and like us: