Vlahutin: Brukseli mbështet ngritjen e Prokurorisë Speciale
Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e BE për reformën në drejtësi.
Duke folur në 20 vjetorin e magjistraturës, Vlahutin tha do të bëjnë çmos që institucionet e reja të drejtësisë dhe SPAK të luftojnë paligjshmërinë dhe korrupsionin.
“Kjo nuk ka qenë një pune e lehtë, Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do të bëhet vettingu, i rëndësishëm për shqiptarët jashtë dhe brenda vendit.
Institucionet e reja dhe SPAK do të duhet të gjurmojnë shumë kundraligjshmëri dhe më duhet të duhet të them se ne në BE do të bëjmë çmos në përkrahjen e tyre për të bërë një herë e përgjithmonë atë që njerëzit shqiptarë presin, goditjen e paligjshmërive dhe krorrupsionit”, deklaroi Vlahutin.