Erion Kristo: Rigerta është agjente e Sorosit, as dhitë nuk i mjel vetë…
Duke mos duruar të gjithë sulmin që po i bëjnë Rigertës, vajzës nga Mirdita që përloti Kuvendin dy ditë më parë, Erion Kristo ka hedhur një version komik të të gjithë asaj ngjarjeje duke ironizuar me faktin se Rigerta ishte agjente e Soros-it.
Postimi i Erionit në Facebook
Gerta eshte agjente e Sorosit, e rekrutuar qe ne bankat e shkolles. Ajo u dergua me studime jashte, por i thane te mos e ushtronte profesionin dhe i pergatiten nje karriere ne fshat. Ajo do perdorej pas shume viteve per te dale ne foto me qeverine dhe ajo do behej personazh shume i famshem sidomos nga sulmi i koordinuar i opozites. Ajo eshte personazhi kyc i Rilindjes Rurale, prandaj eshte investuar kaq shume me shkrues fjalimesh per te. Ajo edhe dhite nuk i mjel vete, se ato jane dekor dhe fasade. Ne fakt, ajo punon per masonerine.
P.S. Kjo qe shkrova eshte humor. Une qe e shkrova jam dele, naiv dhe emocionohem lehte. Ata qe e pergatiten kete bombe qe shpertheu ne parlament, jane mjeshtra. Ata vdesin te peshtyjne lart qe tu bjere ne fytyre. Se ata jane sofistikuar shume.
P.P.S. Seriozisht, kaq te veshtire e keni t’i jepni dikujt tjeter dafinat e lavdise, qofte dhe per nje moment?
Kaq e veshtire eshte te mos i nxjerresh 7 bishta cdo gjeje?
Kaq e veshtire eshte te heqesh dore nga dosjet?
P.P.P.S. Tani vazhdojme me nxjerrjen e syve te njeri-tjetrit.