Shqipëri-Itali, formacionet zyrtare; Panuçi vjen me supriza të mëdha
Shqipëria dhe Italia do të luajnë sonte ndeshjen e fundit të Grupit G te eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Kjo sfidë e shumëpritur nga sportdashësit shqiptarë do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare. Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, ka bërë disa ndryshime në formacion në krahasim me takimin me Spanjën, duke rikthyer kapitenin Ansi Agolli, por edhe me aktivizimin që nga minuta e parë e Mavrajt, Roshit e Sadikut.
Please follow and like us: