Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjela: Askush nuk shpëton, FBI ka zbarkuar në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Top Story” avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se edhe pse me kundërshtime të shumta reforma në drejtësi do të bëhet.
Ngjela ka deklaruar se në vendin tonë kanë ardhur 85 përfaqësues të FBI.
“Kanë mbërritur 86 përfaqësues të FBI-së në Shqipëri dhe janë duke u prezantuar nëpër bashki sipas burimeve të mia”,-tha Ngjela.
“Reformën në drejtësi nuk e bëjmë ne, e bëjnë ndërkombëtarët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është institucion i korruptuar dhe unë i kam parë në veprim në procese. Ajo që më bëri përshtypje të madhe dhe që më dha të kuptuar që edhe Rama edhe Berisha gjetën një rrugë të re, që sado që të na godasë reforma në drejtësi, ne nuk lëmë arrestin. Me ato ligje që kanë miratuar, nuk shpëton njeri nga drejtësia. Po patën futur duart në korrupsion, këta nuk janë më në politikë. Se çdo të bëjë pushteti i ri gjyqësor, atë nuk e dimë, por po të shikosh ligjin për Prokurorinë, që zgjidhet nga forumet shqiptare, nuk ka fare akses tek Prokuroria e Posaçme”, deklaroi Ngjela.

Please follow and like us: