Albspirit

Media/News/Publishing

Shoqata e Gjyqtarëve del kundër Kushtetueses: Do ta çojmë në Strasburg

Uninoni i Gjyqtarëve ka thënë se  vendimin e Kushtetueses do ta çojnë  në Strasburg. “Nuk na u garantua e drejta nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët ankimuan 25 nenet e 3 ligjeve të Reformës në Drejtësi, përkatësisht ato që lidhen me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për organet e gjyqësorit dhe vetting-ut. Shoqatat e Gjyqtarëve në ankimimin e tyre kërkuan që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.

Please follow and like us: