Dy femrat socaliste që zëvendësuan Tahirin
Kryesia e Partisë Socialiste, pasditen e sotme, ka vendosur për emrat që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në parti. Kryesia ka mandatuar Elisa Spiropalin për postin e Koordinatorit Kombëtar të Bashkëqeverisjes. Ndërsa Blerina Gjylametin për postin e kryetarit të PS për Tiranën. Lajmin e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i grupit parlamnetar të PS, Taulant Balla. Mbledhja e sotme u zhvillua pikërisht për të përcaktuar zëvendësuesit e Saimir Tahirit në postet që ish ministri mbante në PS. Më herët, kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar deputetin edhe nga grupi parlamnetar i Partisë Socialiste.
Deklarata e Ballës për mediat
Lidhet me raportimin dhe analizën e ecurisë të deritanishme të procesit të zgjeshjeve në PS. Prej datës 15 shtator ne kemi filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë organizativ të PS, kryetarët e organizatave. Më pas do të pasojë me zgjedhjen e kryetarëve të këshillave socialistë në çdo njësi administrative, në 384 njësitë administrative të Shqipërisë. Si Sekretar i Përgjithshëm shpreh kënaqësinë për ecurinë e deritanishme. Nesër do të kemi dhe kryetarët në nivel bashkie të PS për një raportim dhe identifikim më të detajuar për problematikën që kemi hasur deri tani në ecurinë e procesit. Po ashtu, ka pasur një raportim dhe për ecurinë e deritanishme të një prej veprimeve më të rëndësishme politike tonat qoftë si PS, qoftë si grup parlamentar, qoftë si qeveri. Kryesia e PS ka mandatuar Elisa Spiropalin që të jetë kordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes me njerëzit për të vijuar punën intensive që sapo kemi nisur të komunikimit në çdo cep të Shqipërisë me këdo që është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe të bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam. Po ashtu Kryesia e partisë shprehu vlrerësimin për punën e deritanishme por dhe besimin e madh që kolegia jonë Blerina Gjylameti të drejtojë PS e Tiranës prej këtej e në vijim.