SHBA, fëmijët e emigrantëve pa dokumenta gëzojnë të drejtën për t’u arsimuar
Rubrika Çeshtje të Emigracionit: Për ju avokati Kieran Both
Të gjithë fëmijët në Amerikë gëzojnë të drejtën e një shkollimi bazë pavarësisht nga raca, ngjyra origjina, shtetësia, statusi i emigracionit. Shkollat që i pengojnë fëmijët e emigrantëve pa dokumenta për shkak të statusit të tyre shkelin ligjin federal.
Cilat janë kërkesat për t’u rregjistruar në shkollë:
–Provë për vendbanimin e familjes në atë zonë ku ndodhet shkolla.
Drejtoria e shkollës mund t’i kërkojë emigrantit pa dokumenta që dëshiron të rregjistrojë fëmijën e tij në shkollë, të provojë që banon në atë zonë ku ndodhet shkolla. Si provë mund të shërbejë një kopje e faturës së telefonit apo qerasë së apartamentit, apo faturës së elektrikut. Kjo është kërkesë pa dallim për të gjithë.
Drejtoria e shkolles nuk ka të drejtë të pyes për statusin legal, apo për shtetësinë e fëmijës, me tendencën për ta refuzuar pranimin në shkollë, përfshirë këtu edhe atë fëmijë që nuk ka shtëpi(homeless)
-Certefikata e lindjes– Kjo është gjithashtu një nga kërkesat e ligjshme që bëhet, pasi kërkohet të provohet mosha e fëmijët që hyn në shkollë. Megjithatë drejtuesi i shkollës nuk mund ta pengojë fëmijën të rregjistrohet për arsye se ai paraqet një certefikatë të huaj, dmth të një vendi tjetër.
Një kërkesë tjetër që bëhet është ajo për numrin e punës(Social security number).Disa shkolla e kërkojnë atë për ta përdorur si dokument idendifikimi. Kjo bëhet, por me kusht që t’i sqarohet prindit shkaku, përse, dhe së dyti, -prindi apo kujdestari i fëmijës nuk është i detyruar ta japë atë, veçse me vullnetin e tij. Dhënia e numrit të punës përfaqsuesit të shkollës nuk është kusht për të pranuar fëmijën në shkollë. Shkolla nuk mund ta ndalojë pranimin e fëmijës për shkak se prindi nuk paraqet numrin e punës.
Informacion shtesë.
Shkolla ka detyrim ndaj shtetit për të dhënë informacion lidhur me racën dhe etnicitetin e fëmijëve që kanë në klasa. Ndaj nëse një kërkesë e tillë i bëhet prindit ajo konsiderohet normale.
Por, kjo nuk do të thotë që drejtoria e shkollës mund ta pengojë fëmijën për ndjekjen e shkollës nëse prindi vendos të mos e japë atë informacion .
Nëse ju si prind jeni të interesuar për të mësuar më shumë për të drejtat tuaja dhe të fëmijës suaj lidhur me vazhdimin e shkollës në SHBA, veçanërisht kur mendoni se ju është bërë padrejtësi mund të kontaktoni agjensitë e poshtëshënuara.
Department of Justice, Civil Rights Division, Educational Opportunities Section
Telephone: (877)292-3804
Fax: (212) 514-8337 Email: education@usdoj.gov
Department of Education, Office for Civil Rights
Telephone: (800) 421-3481 Email: ocr@ed.gov
Fëmijët pa dokumenta në Nju Jork, kanë të drejtë të kërkojnë urgjencë mjeksore , pa patur frikë.
Në raste emergjente ju si prind keni të drejtë të thërrisni ambulancën pavarësisht nga statusi legal që keni. NYC i siguron banorët e tij që askush në spitalin publik nuk do t’i pyesë për statusin që kanë. Ky premtin i NYC është shtypur në 11gjuhë të ndryshme dhe u është shpërndarë spitaleve publike, në mënyrë që ata ta mbajnë konfidencial statusin tuaj (si emigrant pa dokumenta). Shumë nga avokatët e emigracionit kanë raportuar që emigrantët pa dokumenta hezitojnë të shkojnë në spital nga frika se mos i pyesin për informacion privat e financiar e kështu personeli mjeksor do ta kuptojë që ata janë në këtë vend pa dokumenta e do t’i raportojnë. Shumë mbrojtës së interesave të emigrantëve ilegalë theksojnë se meqënëse debati për emigracionin ka krijuar konfuzion, është e rëndësishme të kujtohen personelet e spitaleve që ta mbajnë të fshehtë informacionin rreth tyre dhe të mos e ndajnë atë me agjensitë qeveritare. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë të kërkojnë ndihmë mjeksore për shkak të statusit të tyre.
Ne ju inkurajojmë të konsultoheni me avokatë me eksperiencë të emigracionit për rastet tuaja private. Informacion të hollësishëm gjithashtu mund të gjeni në faqen e Shërbimit të Emigracionit në internet në adresën www.uscis.gov
Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht emigrantët e rinj me informacion, për t’i aftësuar ata që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur.
I mirëpresim pyetjet tuaja . Ju lutem na shkruani në adresën elektronike, e-mail:kieranboth@verizon.net