Albspirit

Media/News/Publishing

Nderohet Ismail Kadare, Franca i jep titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Ismail Kadare është zyrtarisht “Komandant i Legjionit të Nderit”, në Francë. Kolosi i letrave shqipe, ka marrë titullin që iu akordua pak muaj më parë gjatë një ceremonie të posacme në pallatin presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Ceremonia ka qenë një eveniment i rrallë, pasi shkrimtarit shqiptar ia ka dhënë titullin vetë presidenti Francois Hollande. Zakonisht titullin e dorëzojnë zyrtarë të protokollit, por akordimi nga presidenti ndodh për një grup personalitetesh.

Në këtë ceremoni të  organizuar në nder të shkrimtarit Ismail Kadare mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili më heret pati dhe një takimi me Presidentin e Francës, François Hollande.

Ky eveniment shërbeu edhe për të shënuar hapa të rëndësishëm në kulturën mes dy vendve, Shqipërisë dhe Francës pasi Ministrja Kombaro ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë  e Kultures e Komunikimit te Francës 28 viteve.

Në një intervistë për televizionin francez ‘TV5 MONDE’ Ministria Kumbaro tha se Shqipëria eksporton kulturë, duke iu referuar gjeniut të letrave Ismail Kadaresë por dhe artistëve shqiptarët të mirënjohur tashmë në skenat botërore

Mirela Kumbaro: Nga pikëpamja kulturore është një vend shumë i fuqishëm, përderisa edhe Kadareja ka dalë nga ky vend. Inva Mula sporanoja që luan çdo javë, javën e ardhshme do të jetë edhe Ermonela Jaho. Pra ajo që ne eksportojmë si shqiptarë është kultura. Nuk ka nevojë për përkthim të kulturës.

Komandant i Legjionit të Nderit është Urdhri apo nderimi më i lartë kombëtar në Francë i krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe deri më sot mbahet nga 93 mijë anëtarë.

Këtë vit me këtë urdhër janë nderuar 600 persona.

kadare

Ne foto: Ismail Kadare merr cmimin "Komandat i Legjionit te Nderit" nga presidenti i Frances

Screenshot_6

Screenshot_4

Please follow and like us: