Tahirit i ndalohej largimi nga Shqipëria
Saimir Tahiri nuk duhet të dilte nga Shqipëria. Të paktën kështu ishte rënë dakord në dokumentin e firmosur si nga maxhoranca e majtë në Kuvend ashtu edhe nga opozita, vendim i cili është shkelur nga Tahiri i cili prej disa ditësh ndodhet në Gjermani. Siç shikohet edhe në dokumentin e mëposhtëm të sjellë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Kuvend dhe miratuar edhe maxhoranca socialiste, firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri e kishte të ndaluar të lëvizte nga Shqipëria.
Please follow and like us: