Albspirit

Media/News/Publishing

Çapajev Gjokutaj: Ku të ketë shkuar Steve Jobs? Në parajasë apo në ferr?

Ku të ketë shkuar Steve Jobs? Në parajasë apo në ferr? Librat e shenjtë thonë – në ferr. Më sa mund të hyjë deveja në vrimën e gjilpërës, aq mund të hyjë edhe i pasuri në parajsë. Dhe Jobs kur vdiq qe i krimbur në para, kishte bërë 10 miliardë $. Dhe thuajse të gjitha i kishte mbajtur për vete e për të afërmit.

Hera herës mendoj se mund të jetë bërë një përjashtim. Vërtet Jobs ishte i krimbur në para, por kishte lehtësuar jetën e miliarda njerëzve me shpikjen e iphone, ipad, itunes dhe 400 e kusur shpikje të tjera.

Herë të tjera blasfemoj e them se i Gjithëfuqishmi do të ketë vënë re që të kamurit nuk janë si qëmoti. Pasurinë s’e përdorin vetëm për pallate e kështjella, as nuk e fshehin në qypa.

E investojnë, duke krijuar vende pune, mallra e shërbime. Këto vërtetë ua shumëfishojnë kamjen, por lehtësojnë edhe jetën e miliona njerëzve. Jo me sadaka.

Ndonjëherë shoh gjyshin në ëndërr. Tund gishtin dhe më hakërrehet: po ti pizeveng me kë je, me zengjinët apo me fukarenjtë?

Please follow and like us: