Vjollca Llapashtica vjen me koleksion të ri
Disenjatorja e njohur, Vjollca Llapashtica, koleksionin më të ri e ka quajtur “Statement new generation 2018”, që edhe vërtet ky koleksion ju kushtohet zonjave dhe zonjushave të gjeneratave të reja.
Në këtë koleksion, disenjatorja ka sjellë mbi 50 kreacione, fustane të llojllojshme, elegante dhe kryesisht dominon ngjyra e plotë dhe e fuqishme.
“Përveçqë i kam përcjelle trendet e fundit në botë, sidomos ato vende ku më shumë është prezentë eleganca, gjatë këtij koleksioni, kam pas parasysh edhe kërkesat, nevojat dhe shijen e klientëve të mia duke filluar nga Prishtina, Tirana e deri në SHBA”, deklaroi Llapashtica, njofton Klan Kosova.
Në këtë fotosesion të prezantuar nga modelja Alba Hoti, mund t’i shihni vetëm disa kreacione.
Disenjatorja Llapashtica ka paralajmëruar së gjatë muajit dhjetor do të sjellë koleksionin tjetër me pallto të shkurtra dhe të gjata, elegante dhe për të gjitha moshat./Klan Kosova/