Gjiknuri shfuqizon 80 licenca autobuzësh
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka shfuqizuar licencat për 80 linja autobusësh, duke rrëzuar në këtë mënyrë urdhrin e Sokol Dervishaj, i cili në korrik dha mbi 80 licenca për linja ndërqytetëse.
Shkak për këtë situatë është bërë qëndrimi i Shoqatave të Autobusëve të cilët janë shprehur kundër dublimit të linjave.
Pas këtij vendimi për shfuqizimin e licencave, ministri Gjiknuri do të nxjerrë një udhëzim të ri për linjat ndërqytetëse.
Please follow and like us: