Miss Suedia dëshiron të martohet me burrë shqiptar
Në Suedi ka shumë shqiptarë që kanë nënshtetësi suedeze të cilët pëlqejnë jetën dhe kulturën e këtij shteti. Por shumë rrallë mund të dëgjosh që një suedeze pëlqen të jetë nuse shqiptare. Aq më tepër një bukuroshe që bartë titullin e Misit. Është Maria Taipaleenmaki “Miss Earth Suedia”, e cila e përfaqëson Suedinë në “Miss Earth”. Bukuroshja suedeze, në një bisedë për “albinfo.ch”, ka thënë se do të dëshironte të ishte shqiptare. “E dua shumë kulturën shqiptare, njerëzit janë shumë të ngrohtë, të shoqëruar dhe të hapur. Më pëlqen që bëjnë shumë për njëri-tjetrin. Kurse më së shumti më pëlqen vallëzimi tradicional dhe organizimet që i zhvillojnë për festa të ndryshme”, ka thënë ajo.
Maria pranon se në Suedi ka shoqëri shumë të madhe më shqiptarë. Sipas saj, populli shqiptar është besnik dhe me ta kuptohet me mendje dhe zemër, kurse vitin e kaluar ka qenë edhe në Kosovë për vizitë. “Kam qenë një herë dhe kam vizituar disa qytete atje, jam ndarë shumë e lumtur madje kam menduar që të blej edhe një shtëpi në Kosovë”, pohon “Miss Earth Suedia”.
Maria ka simpati edhe për meshkujt shqiptarë, kurse nuk e mohon se në të ardhmen mund të bëhet edhe nuse e Kosovës. “Meshkujt shqiptarë janë shumë të pashëm, burrërorë, dhe pse jo, ndoshta një ditë edhe do të martohesha me një shqiptar të Kosovës”, shprehet bukuroshja suedeze pa dashur të flas më shumë se mos ndoshta është në lidhje më ndonjë shqiptar. Maria është shoqja më e ngushtë e “Miss Earth Kosova”, Kaltrina Nezirit.