Albspirit

Media/News/Publishing

Myftiu i madh kapet me video seksi

Udhëheqësi shpirtëror dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje që e paraqiste kryetarin e komunitetit mysliman të vendit duke patur marrëdhënie seksuale me një vajzë shumë më të re, njoftoi gazeta Moscow Times.

Kryemyftiu i Kazakistanit Rakhmatulla-Hajji Egemberdiev mohoi të ketë bërë diçka të keqe duke pretenduar se gruaja në video qe bashkëshortja e tij e dytë. Ai deklaroi se ishte “i pastër para Zotit” për shkak se qe martuar me gruan në Nikah, një ceremoni martese islamike.

Gjithsesi 60 protestues u mblodhën para zyrës së tij me pretendimin se ai ka kryer tradhti, pasi është i martuar me një grua tjetër. Në Kirkizistan martesa me dy gra është e paligjshme. Ndërkohë thuhet se zyrtarë të pasur të qeverisë së vendit e praktikojnë poligaminë ilegalisht.

Hoxha pretendoi se video qe publikuar nga kundërshtarët e tij në qeveri që po përpiqen të marrin nën kontroll kontratat për pelegrinazh në Mekë. Ai është nën hetim me dyshimin se ka shmangur pagesën e taksave dhe ka marrë ryshfet.

Në një deklaratë ai tha: “Dinjiteti im është dëmtuar duke bërë publike jetën time private. Kjo qe diçka çnjerëzore”. Ai është udhëheqësi i gjashtë në rolin e kryemyftiut në më pak se katër vjet. Ky post është paksa problematik në Kirkizistan. Katër kanë dhënë dorëheqjen pas skandaleve korruptive, njëri është rrëmbyer dhe torturuar.

Please follow and like us: