Albspirit

Media/News/Publishing

Mblesja që marton te pasurit

 

Lara Asprey ka një punë të veçantë. Ajo i prezanton femrave burra beqarë dhe të pasur të moshës 45-55 vjeç dhe i ndihmon të krijojnë një lidhje dashurie mes tyre. Ajo thotë se ka shumë njerëz të pasur të disponueshëm, por janë të “fshehur për radarët”. Në derën e 33-vjeçares trokasin shumë të pasur për ndihmë dhe jo vetëm meshkuj, por edhe femra të suksesshme në karrierë, por më pak në dashuri. Javën e kaluar, një amerikan 50-vjeçar i kërkoi asaj disa këshilla. E mori me një avion privat në Kanë, aty ku banonte dhe Lara kaloi dy ditë me të duke i ndryshuar imazhin. “Në shumicën e rasteve, të pasurit kanë nevojë për parapërgatitje para se të dalin në një takim. Kjo është puna ime, t’i përgatis. I këshilloj për flokët dhe këpucët. Beqarët zakonisht futen në rutinën e tyre dhe vishen si të ndihen më rehat”, tregon Lara.

Please follow and like us: