Albspirit

Media/News/Publishing

Arkeologu izraelit: Jezusi ishte i martuar, kishte një djalë…

 

 

Jezusi ishte i martuar, kishte një djalë dhe pas vdekjes është varrosur së bashku me të vëllain në një ‘varr familjar’. Në këtë përfundim ka dalë gjeologu izraelit Arye Shimron. Ai thotë se pas 150 testeve kimike ka një lidhje mes “James Ossuary”, të zbuluar në vitin 2002, dhe që disa besojnë se mban eshtrat e vëllait të Jezusit, me eshtrat e gjetura në të shumëdebatuarin “varri familjar i Jezusit”, i ndodhur në Talpiotin Lindor.

Sipas gjeoarkeologut izraelit, Jezusi është varrosur bashkë me nëntë persona të tjerë, përfshirë këtu edhe Judan, djalin e tij dhe gruan të quajtur Mari.

Pretendimet e Dr. Shimron shtojnë edhe më tej dozën e debateve mbi varrin e gjetur në Talpiot, por kjo nuk i bën ato të vërteta. Nga dorëshkrimet e kohës emrat Jezus, Juda, Mari dhe Jozef kanë qenë gjerësisht të përhapur në Izraelin e kësaj periudhe, ndaj nuk mund të thuhet me siguri se bëhet fjalë për Profetin.

Kjo nuk është hera e parë që vihet në pikëpyetje ekzistenca e Jezusit. Më herët ka qenë studiuesi Michael Paulkovich ai që hodhi teorinë se në të vërtetë Jezusi nuk ka ekzistuar, por është një legjendë urbane e ‘shërbyer ndër vite prej Kishës’.

Please follow and like us: