Albspirit

Media/News/Publishing

“Varrezat greke”, Shehu: Politika jonë e jashtme “kokë poshtë”

Politika e jone e jashtë me “koke poshtë”!

Qeveria nxjerr vendimin për procedimin me ngritjen e “Varrezave te Ushtareve Greke te Vrare ne Luftën e Dyte” ne territorin tone, duke aplikuar kështu një angazhim te qeverise se mëparshme Berisha.

Mbasi e bllokoi këtë angazhim racional e te nevojshëm për mbi katër vite radhazi, Rilindja u kthye aty ku ishim. Ne fakt ky vendim i ri është edhe me i gjere ne territor se ai i vete qeverise Berisha.

E dyta ne radhe është çështja e marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë.

Marrëveshjen e mëparshme, qe ishte një marrëveshje normale dhe brenda parimeve te të drejtës ndërkombëtare, Z.Rama spekullivisht e anatemoi si një akt “tradhtie”!

E kam theksuar se dhe marrëveshja e re nqs do te realizohet dhe duhet te realizohet, nuk do te ndryshoje ne thelb nga e para.

Ne fakt, nga sa dëgjova prej ministrit grek te Jashtëm, e dyta mund te jete diçka me ndryshe nga e para… por përsëri ndryshimi ne favor te palës greke!

Please follow and like us: