Më 26 Dhjetor lindi shoku Mao Ce Dun
1825 – Në Shën Petersburg, në ditën e betimit në perandorit të ri Nikolla I, shpërtheu një rebelim , që mori emrin Dekambristët pasi ishin kundërshtarët e carit, që u mblodhën në Dhjetor.
1890 – Vdiq arkeologu gjerman Heinrich Schliemann, i cili zbuloi Trojën në 1868, duke përdorur të dhëna nga poemat e Homerit “Iliada” dhe “Odisea”. Ai gjithashtu zbuloi Mikenën, Orhomen dhe Tirintin, duke e shpenzuar të gjithë pasurinë e tij të fituar gjatë rinisë në gërmimet arkeologjik.
1893 – Lindi burri i shtetit revolucionar kinez Mao Ce-Dun (Zedong), një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Kinës, e cila në vitin 1949 shpalli Republikën Popullore në Pekin të Kinës dhe deri në vdekje në vitin 1976 ishte lideri i saj i padiskutueshëm. Mendimet dhe idetë e tij u botuan në librin e njohur “Libri i Kuq”. Në vitin 1966 ai nisi “Revolucionin Kulturor të Madh Proletar” gjatë të cilit u zëvendësuan një numër i madh i zyrtarëve të partisë, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
1898 – Pierre dhe Maria Curie zbuluan elementin e parë kimik radioaktiv dhe e quajtën atë radium.