Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Oerd Bylykbashi:Quiz për reformën në drejtësi

Nga Oerd Bylykbashi/ Quiz për reformën në drejtësi

Faza 1 – Gjeni kuptimin e ketyre akronimeve: KLGj, KLP, GjK, GjL, GjLA, KED, ILD, TDD, PP, PPA, BKH, KPK, KPpGjK

E veshtire apo jo? Ai qe eshte ne gjendje te zgjidhe menjehere rebusin e mesiperm, sigurisht qe kualifikon per fazen e dyte.

Faza 2 – Cilat jane kompetencat e organeve te mesiperme?

Kush e kalon kete faze, meriton te emerohet antar i nje prej organeve te mesiperme te sistemit te ri te drejtesise qe po projekton mazhoranca.

Te them te drejten, edhe vete u mendova mire nese kisha harruar ndonje prej organeve qe propozohen nga mazhoranca. Uroj te mos kem harruar asnje se ku i dihet, me aq akronime… Por po shpjegoj emertesen e secilit organ qe te mos ua bej malore jeten atyre qe perpiqen te zberthejne kete rebus.

Keshilli i Larte Gjyqesor, Keshilli i Larte i Prokurorise, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, Gjykata e Larte Administrative, Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi, Inspektori i Larte i Drejtesise, Tribunali Disiplinor i Drejtesise, Prokurori i Pergjithshem, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, Byroja Kombetare e Hetimit, Komisionet e Posaçme te Kualifikimit, Kolegji i Posaçem prane Gjykates Kushtetuese.

Si ju duket rebusi qe kane shpikur mazhoranca? A rrezikon qe Drejtesia (qe e imagjinojme me sy te lidhur) te hyje si Kesulekuqja ne kete pyll institucionesh e te na dale matane si Dredhesi?

Si mendoni, nese keto institucione ne majen e sistemit do te jene ne nje gerr-merr te vazhdueshem konfliktesh e perplasjesh me njera tjetren, a mendoni ju se gjyqtari apo prokurori i shkalles se pare do kene mendjen te bejne drejtesi? Dhe nese keta nuk do kene mend per drejtesi por per dredhesi, kush e vuan, politika apo qytetaret? Qytetaret kane nevoje per drejtesi te qarte, transparente, te shpejte, efikase e te pakorruptuar. Jua merr mendja se ai pylli i mesiper do jete i paster nga derrat dhe ujqerit e korrupsionit politik? A mos do te na duhet ne krye te 10 viteve qe te ulemi e te rifillojme nje reforme te re ne drejtesi sepse kjo qe duan te bejne tani mund te kolapsoje?

Ky eshte drafti qe Kryeministri eshte gati ta miratoje pa e lexuar. Ne 7-8 prej ketyre institucioneve ose me shume se gjysmen e tyre, rolin dominant te emerimit e ka parlamenti. Meqe mazhoranca propozon qe anetaret e 2/3-s se institucioneve te miratohen me 3/5 e votave qe mazhoranca i ka tashme, perfshire mandate me rekorde kriminale, a mendoni se kjo con jo vetem ne politizim te skajshem te drejtesise por edhe ne kapje nga mazhoranca e sotme? Besoj e kuptoni pse Kryeministri eshte gati ta votoje pa e lexuar?

Mos harroni, te gjithe zyrtaret e drejtesise qe emeron mazhoranca sipas ketij drafti do te kene mandate nga 5-9 vjeçare, pra kontroll politik afatgjate, por dhe superrroga. Favorin do e kthejne me pune dhe mirenjohje. Nese Kryeministri apo ministrat do kene halle me drejtesine, mjafton t’ua kujtosh nderin ketyre zyrtareve te emeruar te drejtesise.

Por keto institucione qe do kontrollohen nga mazhoranca, do emerojne shumicen derrmuese te gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj. Keta qendrojne ne detyre 35 vjet. Super investim afatgjate politik apo jo? Ne Itali e konsiderojne “magjistratura e se majtes”. Po ne shqiptaret si ta quajme?

Opozita sugjeron thjeshtim drastik, duke hequr disa institucione qe vetem e rendojne, fragmentojne, apo cojne ne korporatizem, klientelizem dhe korrupsion. Funksionon me thjeshte, me qarte dhe pa bllokime, e mbi te gjitha ndan qarte pergjegjesite dhe garanton pavaresine nga ekzekutivi dhe politika. Modeli qe sugjeron mazhoranca nuk gjendet askund, modeli yne bazohet ne model europian. Cilin nga keta modele doni?

Rebusi i mazhorances eshte i pashprese per tu zgjidhur. Eshte gati nyje gordiane qe zgjidhet vetem duke e prere me shpate. Dhe meqe drejtesia eshte vitale per shqiptaret dhe shpata i ben dem, ne propozojme nje sistem pa nyje qe duhen prere, por te thjeshte e funksional. Ndaj i kemi ftuar ne negociate te ndershme, pa vonese, ne interes te shqiptareve.

Please follow and like us: