Aksident i rëndë në Pishkash
Të paktën 3 persona mbetën të plagosur kur dy makina u përplasën njëra me tjetrën në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë.
Aksidenti ndodhi në fshatin Pishkash janë përplasur dy automjetet dhe si pasojë janë lënduar 3 persona.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vend ku ka ndodhur aksidenti kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat janë duke bërë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Please follow and like us: