Balla, sërish Drejtor Ekzekutiv në një televizion të njohur
Ikja e Sokol Ballës nga Top Channel erdhi pak javë pasi atij iu hoq detyra e drejtorit të departamentit të Informacionit i cili prodhon edicionet e përditshme të lajmeve dhe disa emisione të tjera informative në këtë televizion.
Nga muaji janar, Balla do të jetë në Vizion Plus me detyrë të dyfishtë, drejtimin e këtij televizioni duke pasur në varësi sigurisht edhe depratamentin e informacionit, si dhe një emision të përhershëm politik, ashtu si në Top Channel. Nëse do të qëndrojmë te paralajmërimi që Balla bëri në emisionin e fundit në Top Channel, emri mund të jetë “Real Story”.
Ndërkohë, mendohet që emisionin “Top Story”, patentë e Top Channel, ta drejtojë gazetari Endri Xhafo.
Please follow and like us: