Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthim në Suedi, plagoset një shqiptare

Pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë ditës së djeshme në qytetin suedez Helsinborg, ka mbetur e plagosur vajza e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinaj, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ky i fundit

“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi. Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, ka thënë Nasim Haradinaj për KosovaPress.

Siç njoftojnë mediet suedeze, para derës së banesës së Ariana Haradinajt, ishte vendosur një eksploziv, i cili shpërtheu dhe la të plagosur atë. Fqinjët kanë thënë për SVT se vajza ka dalë nga banesa e gjakosur, pas shpërthimit.

Policia, gjithashtu, nuk mund të konfirmojnë ende se a ishte vajza e Haradinajt, objekt i shpërthimi, por thonë se bëhet fjalë për një shpërthim tejet të fuqishëm.

Please follow and like us: