Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ vendos sot për mandatin e dy deputetëve

Sot në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili pritet të marrë një vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit të dy deputetëve, Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif  Rakipi, i PDIU.

Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që ti vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica, Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporosi për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane.

Please follow and like us: