Albspirit

Media/News/Publishing

Paolo Fox zbulon Horoskopin e 2018

Dashi

Viti 2018 nis vrullshëm për shenjën e Dashit. Pjesa parë e vitit do të lidhet me një ngarkesë të lartë pune. Disa nga ju do ta shfrytëzojnë për t’u ringritur, për të nisur projekte të reja, e nuk mund të mos përmend që do të ketë muaj që do të sjellin lodhje. Ndërsa në pjesën e dytë të vitit, do të zhbllokohen shumë situata falë aftësisë së shenjës suaj, për të rimarrë veten shpejt. Do të përjetoni suksese të mëdha! Ata që kanë provime, projekte, deri në pranverë do të kenë mundësi, por suksesi i madh arrin në muajt e fundvitit. Ata që janë single, apo ata që janë në kërkim të dashurisë do të lodhen pak gjatë  fillimit të 2018, për të thënë po ose për të dhënë besim. Por pas qershorit do të keni plot raste. Pse e them këtë? Sepse nga fundi i 2018 Jupiteri do të krijojë një tranzit të ri. Mos u fiksoni për të kërkuar vëmendjen e atyre që janë ndryshe nga ju  dhe ju kujtoj se betejat në dashuri do të fitohen kur ka vërtetë interes ndaj jush. Është viti i ndryshimeve të mëdha, por edhe i kënaqësive të mëdha.

Demi

Ky vit do të jetë nën ndikimin pozitiv të  Saturnit në dymbëdhjetë muajt. Por keni në kundërshti Jupiterin, prandaj ju duhet të luftoni. Do të hasni vështirësi për të bërë disa llogari, apo të vendosni në vendin e duhur situata të caktuara. Ka situata ligjore, apo burokratike që në 2017 janë zgjatur më shumë seç duhet, ndaj duhet të nxitoni. Kush do të transferohet, të ndryshojë, apo të nisë një projekt të ri fillimisht do të hasë vështirësi që ta çojë përpara atë që ka në mendje. Por është Saturni që premton të reja në horizont. Për ata që kanë përgjegjësi specifike, apo që duan të bëjnë hapa galopanë drejt së ardhmes do të kenë mundësi në muajin e majit, kur Urani hyn në shenjën tuaj. Është një planet që lidhet me dëshirën për të ndryshuar jetën. Nëse një punë ju ka lodhur, apo një situatë e cila krijon siguri të plotë për ju konsiderohet e mërzitshme, nga pranvera e tutje do të ketë variacion.  Ata që kanë humbur një çështje gjyqësore ndoshta duhet të pranojnë një rrugë të mesme. Ndërsa për anën sentimentale ky është viti i zgjedhjeve të mëdha!

Binjakët

2018 do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha. Ndryshime pozitive sepse Saturni nuk është më kundër jush, planeti i cili shpesh ka bllokuar shumë projekte në jetën tuaj. Ka nga ata që kanë ndryshuar rrugë, ka nga ata që vullnetarisht i ka dhënë fund një bashkëpunimi. Fillimi i vitit për disa prej jush do të jetë burim i tensioneve të vogla. Do të jetë viti që do t’ju shkëpusë nga drejtime të pafrytshme dhe do t’i jepni fund situatave që ju bëjnë të ndjeheni keq, nëse ende nuk e keni bërë në fund të 2017. Ka shpresa dhe për ata që kanë dalë nga një lidhje sentimentale sepse nga shkurti mund të vijë një dashuri e re. Duhet thjesht të vështroni rreth e rrotull, e t’i jepni hapësirë atyre që konsideroni interesant. Por kujdes sepse shpesh Binjakët dashurohen pa i kushtuar vëmendje realitetit. Gjatë pjesës së fundvitit duhet të bëni kujdes me paratë. Por ky do të jetë pa diskutim një vit që ju sjell forcë.

Gaforrja

Në 2018 Jupiteri do të jetë i favorshëm për shenjën tuaj, çka do të thotë se nuk do të mungojnë rastet që të vlerësoheni për atë që jeni. Por Saturni është ende në kundërshti me shenjën tuaj. Përballja e këtyre dy planeteve sjell nevojën për gjëra të reja, por sjell edhe lodhje, sjell gjithashtu mundësi që të merrni  vendime drastike. Jepini fund marrëdhënieve që nuk shkojnë më ashtu siç duhet. Ata që e kanë tërhequr zvarrë një punë dhe kanë vazhduar pavarësisht të gjithave, këtë vit duhet të bëjnë një zgjedhje, që do të varet edhe nga situata ekonomike. Duhet theksuar se për disa nga ju ky vit mund të sjellë dhe një ndryshim monetar për ata që bëjnë të njëjtën punë prej shumë kohësh. Edhe nëse bini, do të bini në këmbë. Ky vit do të konsiderohet i rëndësishëm për  marrëdhëniet sentimentale. Asnjëherë si më parë, do të keni mundësi të fitoni një sfidë dashurie. Në të njëjtën kohë shumë të tjerë mund t’i japin fund një marrëdhënieje që nuk shkon më siç duhet, por gjithmonë do të keni të reja që ju presin.

Luani

Këtë vit duhet të bëni kujdes me shpenzimet, edhe pse ndoshta ju duhet të harxhoni për një çështje të rëndësishme që lidhet me shtëpinë, me familjen. Për ata që kanë nisur një punë që nuk u pëlqen dhe aq shumë, mund të shkëputeni totalisht, ndryshimet do të vijnë në prill – maj.  Pjesa dytë e vitit do të konsiderohet e rëndësishme për anën profesionale. Gushti dhe shtatori janë muaj të rëndësishëm për ata që duan të mbyllin një cikël studimesh, apo të prezantohen në një ambient të ri pune. Gushti do të jetë i favorshëm edhe për anën sentimentale. Ekziston mundësia të përjetoni një pasion të madh edhe pas një ndarjeje. Nuk do të jenë të paktë ata që do t’i thonë po dashurisë, pjesës së dytë të vitit.

Virgjëresha

2018 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm nëse keni projekte dhe ide në mendje, duhet patjetër të përfshiheni në lojë. Të humbisni kohë do të ishte një gabim i pafalshëm. Shkëputuni nga persona që me pesimizmin, apo mosbesimin e tyre kanë bllokuar shfaqjen e aftësive tuaja. Planetet e mëdha janë në anën tuaj. Ata që kanë dalë nga një histori sentimentale do të kenë shkëndija të reja. Maji, qershori, korriku dhe gushti do të jenë muajt më të mirë për ndjenjat, por edhe nga ana e punës. Disa nga ju do të nisin projekte të reja, do të ndryshojnë jetën, ka nga ata që do të bëjnë më pak për t’u ndjerë më mirë. Ky do të jetë viti që falë aftësive tuaja, racionalitetit do të mund t’ju plotësohet një dëshirë e vogël, me rëndësi të madhe. Një paralajmërim në avancë, mbyllni gjërat përpara shtatorit, sepse 3 muajt e fundit të vitit janë më pak interesante. Luftë dhe fitore në pjesën e parë të vitit.

Peshorja

Të gjithë Peshoret duhet ta themi se janë pak të lodhura, sepse muajt e fundit të 2017 kanë qenë të rënda për ju. Disa njerëz që bashkëpunonit, apo që kanë qenë rreth jush, kanë qenë burim zhgënjimi. Fitoret nuk kanë munguar, por nuk ju kanë krijuar siguri. Kujtojmë se në fillim të këtij viti Saturni krijon një tranzit të veçantë, ndaj nga shkurti dhe prilli mund të pyesni veten nëse bëni punën e duhur dhe nëse vlerësoheni në pozicionin ku jeni. Nga ky këndvështrim mund të them se ata më me fat mund të ndryshojnë vend pune. Pjesa e dytë e vitit do të shkojë definitivisht më mirë se pjesa e parë. Duhet të bëni kujdes edhe në aspektin sentimental në muajt shkurt dhe prill, ndërsa për çiftet që kanë kohë me njëri-tjetrin, këshillohet durim. Ata që janë vetëm mund të vendosin të mos përfshihen në marrëdhënie të reja, të paktën para verës. Ata që ndërmarrin një hap të madh si martesa, apo bashkëjetesa duhet të jenë të sigurt për vendimet e tyre, në të kundërt në të ardhmen mund të pendoheni.

Akrepi

Mund ta them me shumë  entuziazëm se Jupiteri është në shenjën tuaj, por edhe Saturni. Përveç muajit shkurt, i cili mund të cilësohet i vakët në aspektin sentimental, gjithë pjesa tjetër e vitit është e favorshme. Duhet të  themi se kur kemi një vit pozitiv nuk është se gjërat bien nga qielli, por ka më shumë mundësi për t’u përfshirë në  lojë. Këshilloj të mos jeni pesimistë dhe të mos mendoni se nuk mund t’ia dilni. Ju shtyj në veprim! Muaji prill do të jetë favorizues edhe për impenjimet e reja, apo për provime që  ju duhet të jepni. Që tani disa prej jush kanë nisur një punë ndryshe nga ajo që  bënin kohë më parë. Ky vit do të jetë pozitiv edhe në aspektin financiar. Muajt e fundvitit do të jenë të rëndësishëm në aspektin profesional ndërsa shtatori dhe tetori cilësohen idealë për t’i thënë po dashurisë. Do të ishte një mëkat të  mbylleshit në vetvete.

Shigjetari

Në  fund të 2018 Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj, kjo lë të kuptoj se muajt e parë të vitit do t’i dedikohen ndonjë projekti, apo plani të rëndësishëm i cili do të  finalizohet në  fundvit. Për shembull, të gjithë ata që kanë një raport që ecën pavarësisht një mijë problemeve, e akoma nuk e kanë zyrtarizuar marrëdhënien, pas korrikut mund të mendojnë një fejesë, apo bashkëjetesë. Shumë të tjerë në  këtë situatë favorizuese astrologjike do të studiojnë një projekt pune gjatë verës për ta konkretizuar në vjeshtë. Kuptohet se nga ana profesionale do të keni shumë mundësi, por është një vit vendimtar edhe për ata që duan të kalojnë nga një fazë stazhi në diçka më frytdhënëse. Muajt më të rëndësishëm janë nga shtatori në dhjetor sepse në ato muaj mund të  keni dhe raste të cilat mund të ndryshojnë jetën. Personat e kësaj shenje janë në përgjithësi shumë optimistë dhe nuk zmbrapsen kurrë, kështu që ju uroj të  vazhdoni kështu edhe gjatë 2018.

 Bricjapi

2018 do ju sjellë forcë dhe energji, por është edhe viti i qëllimeve të mëdha. Ky është viti që mund të ndryshojë jetën tuaj. Mund të zbuloni se një rrugë e caktuar që po ndiqni nuk mund të jetë e duhura dhe ta ndryshoni. Apo mund të  bëni diçka më tepër për të forcuar aktivitetin tuaj, varet nga ju. Gjithsesi rrëzoheni  në këmbë, pasi Saturni ndodhet në shenjën tuaj. Jeni të ndërgjegjshëm për aftësitë e juaja dhe për atë çka mund të bëni. Muajt e parë të vitit sjellin sukses profesional, por edhe emocional. Nëse po përjetoni një histori të rëndësishme, nga janari deri në maj, nuk ju sugjeroj të  tërhiqeni mbrapsht. Ky është viti që duhet të besoni në atë çka po bëni. Maji dhe qershori janë muajt më të rëndësishëm në aspektin sentimental. I vetmi rrezik është se mos izoloheni, të qenit sa më shumë i tërhequr, apo protektiv nga frika për të hyrë në lojë.

Ujori

Ky do të jetë një vit më pak kundërshtues, apo konfrontues ndaj marrëdhënieve me të tjerët, pasi e dimë se 2017, nga fundi, ka qenë i vështirë. Keni pasur polemika, por duhet të fshini këtë faqe gri të jetës suaj që u mbyll me 2017. Viti 2018 nis nga poshtë, kështu që nuk duhet të keni pritshmëri të larta për janarin dhe shkurtin. Por, marsi psh, mund të jetë një muaj i bukur për t’u dashuruar. Ata që bashkëjetojnë, apo kanë nisur një eksperiment në dashuri duhet të mos tërhiqen deri nga mesi i vitit. Pjesa dytë e vitit konsiderohet i rëndësishëm. Ajo çka do të mbillni gjatë pjesës së parë të vitit do ta korrni në pjesën e dytë. E them këtë sepse Jupiteri nis një tranzit të bukur në shenjën tuaj gjatë vjeshtës. Nga ana profesionale dhe sentimentale muajt më të mirë do të jenë muajt e fundvitit. 2018 ju fton të transferoheni, apo të ndryshoni çdo gjë. Shumë prej jush do të  përjetojnë një fazë rebelimi!

Peshqit

Një vit i cili nuk njeh hije, apo ngjyra gri përveç atyre që ndonjëherë lidhen me humorin tuaj. Jeni persona shumë emocionalë, që si një sfungjer i thithni ndjesitë, por këtë vit nuk duhet të bllokoheni nga njerëz, apo situata që ju pengojnë. Flas për shembull, për pengesa emocionale. Muaji prill do të jetë i rëndësishëm për të  aprovuar një  ndjenjë, korriku edhe gushti akoma më tepër Për sa i përket anës profesionale, keni vërtetë shumë mundësi. Ndikon edhe mosha juaj, ajo çfarë  keni bërë në të kaluarën dhe ajo çka bëni aktualisht. Edhe pse keni përjetuar një  krizë në 2017, ajo tashmë ka kaluar. Falë një raporti që do të nisë si part-time më  vonë, do të përfitoni diçka më tepër se aq. Muajt më të mirë konsiderohen nga qershori e tutje. Edhe ata që janë ndarë, mund të gjejnë një pasion të ri. Ju këshilloj t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes. Edhe pse për shumë vite keni mbajtur shumë brenda vetes, tani është  koha të flisni.

Please follow and like us: