Albspirit

Media/News/Publishing

Zaganjori: Politikanët më kërkojnë favore për dosje të ndryshme penale

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka dhënë një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Mes të tjerave, ai ka thënë edhe se politikanët e marrin në telefon dhe i kërkojnë favore për vendimet gjyqësore që ai merr. Sipas tij, kjo gjë ndodh edhe me gjyqtarët e tjerë.

Nëse nuk iu binden, Zaganjori thotë se ata pastaj denigrohen publikisht.

Edhe pas gati 30 vjet ndryshimesh, ende politika përpiqet ta trajtojë gjyqësorin apo drejtësinë në përgjithësi, si oborrin e saj.

E kur nuk ka bindje,….

Një vendim merr një gjyqtar apo prokuror, e kur ai nuk i pëlqen apo prek interesat e politikës, zbulohet menjëherë e shkuara, deri tek gjeneza personale e ndoshta edhe familjare e gjyqtarit apo prokurorit.

Edhe për sa i përket çështjeve konkrete, nuk mund të them se nuk ekziston fenomeni i ndërhyrjes.

Ka pasur ndonjë rast që edhe mua më janë drejtuar politikanë të ndryshëm, të cilët në emër të personave të përfshirë në konflikte në zonat e tyre zgjedhore, etj., më kanë kërkuar përshpejtimin e gjykimit, zgjidhjen e konfliktit apo pezullimin e ndonjë vendimi penal.

Jam përpjekur t’u shpjegoj se ata nuk mund të ndërhyjnë në çështje konkrete, qoftë si persona privatë apo funksionarë shtetëror”, thotë Zaganjori.

Please follow and like us: