+18/Vepra e Shekspirit ku aktorët interpretojnë lakuriq
Në Parkun Qendror të Nju Jorkut është sjellë “Furtuna”, një nga veprat e Shekspirit në një version krejtësisht befasues. Kur imagjinoni ndonjë vepër tipike të Shekspirit, ajo që në shumicën e rasteve mendoni është një mashkull me kostum të periudhës së tij e me ndonjë shall përreth qafës.
Por, në këtë rast të gjitha aktoret ishin femra e mbi të gjitha ishin nudo.
Qëndrimi topless është i lejueshëm ne Nju Jork, e për këtë arsye ky grup qëndron gjatë kështu duke lexuar në park. Por, ndërsa nudizmi në publik është i ndaluar, ai është i lejueshëm në emër të artit, çka i ka lejuar organizatorët e kësaj skene që të sjellin një version krejt tjetër të Shekspirit.
Për të evituar ndonjë pakënaqësi, organizatorët kishin vendosur edhe një tabelë paralajmëruese në hyrje të parkut.