Albspirit

Media/News/Publishing

Otllakisti i LSI dhe PD emërohet zv.drejtor i burgjeve për PS

Kryeministri Edi Rama sapo ka shpërblyer një nga blerjet e tij në fushatën elektorale në zgjedhjet parlamentare të 2017. Bëhet fjalë për një nga zyrtarët e PD-së që ishte përfshirë në listat e kandidatëve për deputet në Berat por që u tërhoq në mes të fushatës duke i bërë thirrje mbështetësve të tij të votonin PS në vend të PD.

Ai është Lefter Maliqi, i cili ishte deputet i PD-së, në legjislaturën 2009-2013, por në 25 qershor të 2017 u tërhoq nga gara, pasi u rendit i 3-ti në listën e kandidatëve për Qarkun e Beratit.

Prej sot ai është zv.Drejtor i Burgjeve, institucion që drejtohet nga një ish-deputet i PS-së. Maliqi më herët ka qenë edhe kryetar komune i PS në Otllak te Beratit dhe më pas kandidoi për PD i nxitur nga investimet e shumta që bëri qeveria Berisha në të gjithë fshatrat e ketij rrethi.

Please follow and like us: