Albspirit

Media/News/Publishing

Rama bllokon vendosjen e përmendores së Rugovës në Tiranë

Sali Berisha sot ka përkujtuar Ibrahim Rugovën, në 12 vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës.

Kryeministri dhe presidenti i dikurshëm i Shqipërisë ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se vepra e Rugovës është e pavdekshme.

Ai po ashtu ka akuzuar kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama, se ka bllokuar vendosjen e një përmendoreje të Rugovës në Tiranë.

E shefi i ekzekutivit shqiptar, për dallim prej paraardhësit të tij, në faqen e tij në Facebook nuk e ka përkujtuar Rugovën.

Rama zakonisht përkujton çdo personalitet shqiptar në llogarinë e tij në rrjetin social.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Sot 12 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova!
Të dashur miq, sot është 12 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit legjendar, gjeniut vizionar të kombit shqiptar, arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kudo në botë sot nderojnë me mirënjohje të pakufishme veprën e pavdekshme të presidentit Rugova, burrit të shtetit që shkriu jetën për Kosovën e lire, të pavarur e europiane, dhe për gjithçka që bëri për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Prej gati pesë vitesh, albanofobi Edvin Kristaq Rama, njeriu që ka vendosur në gjoksin e famziut Bregoviç çelësin e artë të kryeqendrës së vendit, ka bllokuar vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në Tiranë, por Gandi i shqiptarëve, i Ballkanit dhe Europës jeton përjetë në mendjet, në zemrat dhe lirinë e mbarë kombit tonë! sb

 

Please follow and like us: