Albspirit

Media/News/Publishing

Albin Kurti rizgjidhet në krye të Vetëvendosjes si kandidatët e Frontit Demokratik

Albin Kurti është zgjedhur në krye të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Në zgjedhjet e zhvilluara sot për kryetar të kësaj force politike, ku Kurti ishte kandidat i vetëm, ai ka marrë më shumë se 98 për qind të votave. Më pak se 1% e aktivistëve të Vetëvendosje kanë qënë kundër Albin Kurtit në zgjedhjet për të parin e partisë. Sipas rezultateve paraprake të publikuar nga Vetëvendosje, për Kurtin kanë votuar pro 98.82%, kundër 0.61%, ndërsa kanë abstenuar 0.57%. Vota të pavlefshme ishin 0.26%. “Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderojmë të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës”, thuhet në njoftimin e VV-së. Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu janë në mesin e atyre që nuk votuan. Shpend Ahmeti zgjodhi të dalë në votime pak minuta para mbylljes së vendvotimeve. Ndërkohë, po ky grup, i kryesuar nga ish-shefi i VV-së Visar Ymeri, thuhet se do të formojnë parti të re.

Please follow and like us: