Manjani: Propaganda kryeministrore që “opozita po bllokon reformën” është në veprim
Sqarim anti-propagandë.
———————
Propaganda e Kryeministrisë që “opozita po bllokon reformën”, është në veprim.
Për fat të keq komentues publikë por edhe tek disa organizata të huaja monitoruese, të cilëve jua ka ngrënë dhia librat e nuk lexojnë, por vetëm dëgjojnë. Flasin vetëm për atë që dëgjojnë. Meqë qeveria flet më shumë, dëgjohet me shumë…
Ndërkohë realiteti është ndryshe!
Për të sqaruar cilindo që ka nevojë të clirohet nga propaganda politike, e ftoj të lexojë Kushtetutën dhe ligjet në zbatim.
Në asnjë rast opozita nuk ka mundësi të krijojë bllokime politike të zgjedhjes së organeve të reja!
Në asnjë, po asnjë fare!
Është rënë dakort dhe është shkruar në Kushtetutë, që për çdo emërim me shumicë të cilësuar, kur ajo (shumica) nuk arrihet, përdoret shorti ose përzgjedhja e bërë nga propozuesi!
Pra asnjë mundësi bllokimi! Vendimi i Parlamentit nuk duhet më!
Opozita dhe jo vetëm, ka 1000 arësye për të qenë kundër kandidatëve fiktivë ose që nuk plotësojnë kriteret ligjore, të cilët qeveria i futi për të diktuar zgjedhjet e saj në KLGJ dhe KLP.
Por prap, nuk e bllokon dot proçesin!
Ndaj, fokusohuni tek problemi real që është: diktati i Rilindjes tek sistemi i ri i Drejtësisë!
Kjo është çështja! Të tjerat janë sajesa të propagandës që synojnë të shmangin vemendjen.
Për fat të keq edhe opozita nuk ka bërë mjaftueshëm për të sqaruar më mirë rolin e saj.
Ndaj,
Lexojeni Kushtetutën dhe do bindeni!