Albspirit

Media/News/Publishing

Takimi Bushati- Kotzias, ministria e Jashtme Greke: Kemi hedhur hapa të rëndësishëm

Greqia ka reaguar sot lidhur me frytet e takimit treditor të ministrave të Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Në një deklaratë me nota pozitive, Ministria e Jashtme e Greqisë është shprehur se po merret një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të varrezave e ushtarëve grekë që ranë në luftën italo-greke 1940-1941.

Sipas kësaj deklarate çështja e varrezave për ushtarët e rënë të Greqisë u diskutua edhe në negociatat e mbajtura në Kretë nëntorin të kaluar.

Palët kanë rënë dakord dhe janë duke u bazuar në një kornizë kohore, për zbatimin e plotë të marrëveshjes përkatëse, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë të thjeshtë, që tregon se dialogu dhe bashkëpunimi është në një frymë konstruktive dhe të hapur mund të çojnë në zgjidhjen e dallimeve dhe në krijimin e perspektivave pozitive në marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi për të mbrojtur interesin kombëtar, duke kultivuar rregullat e fqinjësisë së mirë dhe kushtet për dialog, me qëllim të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët evropiane që meriton rajonin tonë”, thuhet në deklaratëne Ministrisë së Jashtme Greke.

Please follow and like us: