Albspirit

Media/News/Publishing

Mediu: Të bashkohemi më 27 janar për largimin e Ramës

Partia Republikane mblodhi Asamblenë Kombëtarë për të diskutuar dhe për tu organizuar mbi zhvillimet politike. Kryetari, Fatmir Mediu, kërkoi bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në 27 janar, për largimin e Edi Ramës, duke theksuar se qeveria i ka braktisur ata.

Mosreagimi i opozitës dhe heshtja e ndërkombëtarëve sipas Mediut do të shkatërronte perspektivën evropiane të vendit. “Këto ditë do të ftojmë çdo qytetar që nuk pranon varfërinë, krimin, pasigurinë, nuk pranon manipulimin e votës, shkatërrimin e  Kushtetutës.

Të gjithë ata qytetarë që besojnë tek puna e ndershme, forca e punës së tyre, që besojnë se janë zot të fatit të tyre të bashkohen protestës tonë paqësore të 27 janarit për shembur murin e krimit dhe korrupsionit të ndërtuar nga kjo qeveri”, u shpreh Mediu.

Më tej Mediu ka kërkuar bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, duke theksuar se opozita është shumë më tepër se numrat e deputetëve në Kuvend.

“Të gjejmë të gjitha rrugët që idetë tona ti bashkëshoqërojmë me marrëdhënie permanente me atë që është shtylla kurrizore e së djathtës, me të përndjekurit politikë, pronarët, rininë, intelektualët, biznesin.

Këto grupe interesi duhet të gjejnë të gjithë hapësirën të përfshihen në vendimmarrjen e konkurrimin politik të së djathtës. Opozita është shumë më tepër se numrat e deputetëve në Kuvend apo numrat e anëtarëve të partive tona”, tha Mediu.

Please follow and like us: