Tritan Shehu: Një “manipulim fëminor” socialist
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka reaguar pas postimit të kolegut të tij socialiste Ervin Bushati, lidhur me takimin e zhvilluar në Bruksel dhe diskutimin që është bërë.
Shehu ka hedhur poshtë pretendimin e deputetit Socialiste se në takimin me kryetarin e sapo zgjedhur të Asamblesë së KiE, Michele Nicoletti, u diskutua mbi rolin që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE edhe Asambleja, si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë, dhe më gjerë në rajon.
Deputeti demokrat e ka quajtur një “Manipulim fëminor” socialist, deklaratën e Bushatit, ndërsa ka treguar se tema e vërtetë e bisedimeve ishte Kosova.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
NJE “MANIPULIM FEMINOR” SOCIALIST.
Ne menyre jo serioze e jo etike Z.Ervin Bushati ne postimin e tij deformon te verteten e takimit te delegacionit shqiptar me Z.Nicoleta, kryetarin e sapo zgjedhur te Asamblese se KiE.
Qellimi e tematika e takimit nuk ishin as niveli i demokracise ne Shqiperi, as standartet e zgjedhjeve te kaluara, as reforma ne drejtesi.
Keto po diskutohen keto dite ne menyre te vecante nga ne me monitoruesit per Shqiperine te kesaj Asambleje.
Qellimi i takimit ishte mbeshtetja e Kosoves ne rrugen e saj te afrimit me KiE, diskutimet reth ngjarjeve te fundit aty etj te kesaj natyre.
Pa dyshim uruam Z.Nicoleta per zgjedhjen e tij ne kete post te rendesishem, i transmetuam deshiren per nje vizite te tij ne Shqiperi, si dhe u shprehen konsideratat e larta per mbeshtetjen qe KiE e Asamblea e saj i japin vendit tone.
Nje here tjeter mund ta pershkruaj me me hollesi permbajtjen e atij takimi te rendesishem, por qe keshtu cvleresohet nga koleget socialiste.
LE TE JEMI SERIOZE SE PAKU NE KETO NIVELE MAREDHENIESH EDHE KUR PERDORIM FB.