Albspirit

Media/News/Publishing

Telnis SKUQI: Pse duhet 27 janari pa LSI?!

Sytë më janë përlotur, fiks katër vite më parë, ku disa ish kolegë profesionistë, gazetarë me dekada në ATSH, u shkarkuan nga detyra, sepse vendet e tyre të punës i zaptuar disa militantë të LSI, midis tyre një copë këngëtari i dështuar.

Sytë më janë përlotur, fiks katër vite më parë, ku shtatë bashkëqytetarë gjirokastritë, i dhanë fund jetës, sepse vendi i tyre i punës u zaptuar sërish nga militantët e LSI.

Tashmë, kjo forcë politike bënë thirrje për pjesëmarrje në protestën që pritet të organizohet më 27 janarit 2018. Nëse unë do të jetoja ende në Shqipëri, personalisht do të preferoja të qëndroja në shtëpi, sepse për mua është e papranueshme të jem në krahë të LSI, ku gjatë 8 viteve në qeverisjes së saj, jo vetëm nuk i ka bërë mirë Shqipërisë, por ende nuk ka kërkuar falje për bëmat e saj.

LSI është në të drejtën e saj të protestoj bashkë me këngëtarin Klajdi Musabeliu, unë do të protestoj sipas mënyrës sime, prandaj 27 janari nuk i duhet LSI.

(Shënim: Ka ardhur koha të flasim me emra, për të kuptuar pse profesionistët janë larguar)

Please follow and like us: